Përse hekuri është kaq i rëndësishëm për fëmijët dhe si të siguroheni se ai/ajo po merr mjaftueshëm nga ushqimi?
Të gjithë e vërejmë sa shpejt rriten fëmijët në vitet e para të jetës dhe kjo është mëse e qartë se ata nuk do të jenë të vegjël për një kohë të gjatë. Por, përpos asaj që mund ta shohim nga pamja e jashtme, janë edhe shumë funksione dhe ndryshime që ndodhin brenda trupit të fëmijëve, edhe pse nuk vërehen, janë shumë të rëndësishme.
Gjatë tre viteve të para të jetës së fëmijës krijohen shenjat e para të krijimit të emocioneve, fizikut, socializimit dhe rritjes intelektuale, shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
Pse hekuri është kaq vital për fëmijët?
Hekuri është materia ushqyese më e rëndësishme në pjatën e fëmijëve. Atyre iu duhet për rritjen në përgjithësi, formimin e muskujve, të qelizave të kuqe të gjakut, dhe më e rëndësishmja për zhvillimin e trurit.
Pa sasinë e nevojshme të hekurit në ushqimin e tyre, fëmijët mund të bëhen anemik dhe nuk rriten në mënyrën e duhur. Madje, ata mund të bëhen tejet të lodhur dhe të irrituar sa që nuk mund t’i shijojnë as gjërat që i rrethojnë.
Simptomet e anemisë:
Një fëmijë me anemi mund të ketë shumë simptome të ndryshme. Por, atëherë kur niveli i rruzave të kuqe bie, ju do të mund t’i vëreni këto simptome:
- Frymëmarrje të shkurtëra
- Lakmia për ushqime të dëmshme
- Dobësim i apetitit
- Ndjesia e lodhjes dhe humbja e energjisë
- Ankesat për dhimbje të gjuhës
- Ankesat për dhimbje koke dhe turbullim.
Në cilat ushqime qëndrorn hekuri?
- Mishi i viçit
- Bishtajoret, sidomos bizele
- Perimet e gjelbërta
- Arrat dhe farat
- Gruri dhe tërshëra. /Gazeta Shneta/