Shtatzënat nuk duhet të marrin suplementët e vitaminës B3, thonë ekspertët, edhe pse studime të tjera së fundi kanë zbuluar se kjo vitaminë mund të ulë rrezikun e abortit dhe defektet e lindjes tek minjt.
Studiuesit ende nuk e kanë vërtetuar një gjë të tillë që funksionon njëlloj tek njerëzit, shkruan Pregnancy Birth Baby, transmeton Gazeta Shneta.
Ky studim ishte realizuar nga shkenctarët e Institutit Victor të Sidnejt. Ata po kërkonin arsyet përse disa femra kanë aborte multiple dhe përse disa bebe lindin me defekte në zemër, veshkë dhe palcë.
Këta shkenctar zbuluan se ekziston një ndërlidhje në mes gjeneve të nënës që shkakton mungesën e një molekule të njohur si NAD, dhe vitaminës B3. NAD është vitale tek zhvillimi i organeve të bebes.
Megjithatë, shkenctarët dhe gjinekologët paralajmërojnë se studimi i incuar duhet të vazhdoj analizat dhe hulumtimet përpara se të vendoset që femrat shtatzëna të marrin suplimente ekstra të vitaminës në fjalë.
Nëse jeni duke u ushqyer shëndetshëm, keni një diet të balancuar, prapë, do t’i duhet një sasi e vitaminës B3. Kjo vitaminë gjendet më së shumti në tërshërë, vezë, qumësht të lopës, perime të gjelbëra, arra, peshk, dhe buter të kikirikave.
Për derisa studiuesit paralajmërojnë një fillim të mbarë, prindërit duhet ta kenë parasysh se studimi ende nuk ka gjetur një mënyrë për parandalimin e abortit dhe defekteve të lindjes.
Është e rëndësishme të flisni me doktorin tuaj përpara se të merrni suplemente apo nëse keni ndonjë shqetësim të madh të shtatzënise. /Gazeta Shneta/