Rreth një e treta e grave shtatzëna preferojnë lindjen cezariane sesa lindjen vaginale.Kjo do të thotë se rikuperimi pas lindjes do të jetë më ndryshe e në disa raste edhe me vështirësi.
Rikuperimi pas lindjes cezariane bëhet në faza dhe zgjas varësisht nga lloji i anestezisë që keni marrë shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Përgjatë kësaj kohe, profesionistët shëndetësorë do të monitrojnë gjendjen tuaj shëndetësore, mitrën posaçërisht dhe sasinë e gjakderdhjes që keni.
Ajo se çfarë e përshpejton rikuperimin pas lindjes cezariane është lëvizja e trupit tuaj.Përpiquni që fillimisht të kontrolloni frymëmarrjen tuaj, pasi frymëmarrja e thellë mund të jetë e vështirë pas lindjes cezariane.
Mes tjerash ju duhet të bëni kujdes edhe me pijet apo ushqimet që do të konsumoni; shmangni pijet e gazuara, të nxehta dhe të ftohta pasi ndihmojnë në zvogëlimin e dhimbjes suaj.
Në anën tjetër, procesi i gjidhënies është i mundur pas lindjes cezariane edhe pse mund të përjetoni dhimbje për shkak të prerjes suaj./GazetaShneta/