Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Roli i lëngut amniotik në procesin e shtatzënisë, dy gjendjet mjekësore që duhet kushtuar vëmendje

Këshilla për shtatzëna 05/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lëngu amniotik është pjesë e sistemit të mbështetjes së jetës së foshnjës në barkun e nënës.

Ky lëng mbron fëmijën tuaj dhe ndihmon në zhvillimin e muskujve, gjymtyrëve, mushkërive dhe sistemit të tretjes shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Lëngu amniotik prodhohet shpejt pasi formohet qesja amniotike rreth 12 ditë pas konceptimit të fetusit.

Ndërsa foshnja rritet, ai ose ajo do të lëvizë dhe bie në bark me ndihmën e lëngut amniotik.

Në tremujorin e dytë, foshnja do të fillojë të marrë frymë dhe të gëlltisë lëngun amniotik.

Në disa raste, lëngu amniotik mund të matet për shkak të testimeve të nevojshme.

Nëse matja e lëngut amniotik është shumë e ulët, kjo gjendje njihet si oligohidramnios. Ndërsa, nëse niveli i lëngut amniotik është shumë i lartë, kjo njihet si polihidramni.

Oligohidramniosi është gjendja e të pasurit shumë pak lëng amniotik.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU

Rreth 8% e grave shtatzëna mund të kenë nivele të ulëta të lëngut amniotik, me rreth 4% të diagnostikuar me oligohidramnios.

Mund të ndodhë në çdo kohë gjatë shtatzënisë, por është më e zakonshme gjatë tremujorit të fundit.

Nëse një grua e kalon datën e lindjes për dy javë ose më shumë, ajo mund të jetë në rrezik për nivele të ulëta të lëngut amniotik pasi lëngjet mund të ulen për gjysmën pasi të arrijnë 42 javë të shtatzënisë.

Çfarë e shkakton lëngun e ulët amniotik?

Defekte të lindjes – Probleme me zhvillimin e veshkave ose traktit urinar të cilat mund të shkaktojnë pak prodhim të urinës, duke çuar në nivele të ulëta të lëngut amniotik.

Probleme të placentës – Nëse placenta nuk po siguron mjaftueshëm gjak dhe lëndë ushqyese për foshnjën, atëherë foshnja mund të ndalojë riciklimin e lëngjeve.

Rrjedhja ose këputja e membranave – Kjo mund të jetë një rrjedhje lëngu ose një rrjedhje e ngadaltë e lëngut konstante. Çarja e parakohshme e membranave, gjithashtu mund të rezultojë në nivele të ulëta të lëngut amniotik.

Komplikimet e nënave – Faktorë të tillë si dehidrimi i nënës, hipertensioni, preeklampsia, diabeti dhe hipoksia kronike mund të kenë një efekt në nivelet e lëngut amniotik./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMungesa e barnave, ankth për pacientët në Kosovë
Artikulli i rradhës Çfarë është faktori Rh, rëndësia e grupit të gjakut në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.