Ushqyerja me gji është e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve.
Një nga të mirat gjatë gjidhënies është zvogëlimi i rrezikut të diabetit shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ushqyerjen me gji në 6 muajt e parë të bebit tuaj.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ushqyerja me gji ndihmon në uljen e niveleve të yndyrnave dhe sheqernave në gjakun e nënës.Gjithashtu, menaxhon dhjamin e ruajtur në inde, duke siguruar profile metabolike tek nëna.
Në studimin e realizuar, studiuesit vëzhguan 1,000 nëna përgjatë një periudhe 30 vjeçare.Nga të dhënat u konstatua se nënat gjidhënëse kishin një rrezik të zvogëluar rreth 47% të zhvillimit të diabetit të tipit II.
Aktualisht në SHBA janë mbi 13 milion gra të diagnostifikuara me diabet të tipit II dhe sigurisht që i’a vlen t’i kushtoni më shumë rëndësi gjidhënies./GazetaShneta/