547 persona të tjerë u testuan pozitivë nga COVID-19, duke marrë në total 22.789 raste, tha të mërkurën Zyra Federale Zvicerane për Shëndetësi.
Vendi gjithashtu ka regjistruar 705 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe shkalla e incidencës është 266 për 100,000 banorë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ngjarjet publike dhe private janë të ndaluara në Zvicër deri më 19 prill dhe vendi është vendosur për të kufizuar udhëtimet.
Vetëm banorët dhe qytetarët zviceranë që udhëtojnë për arsye të lidhura me punën ose për raste urgjente, u lejohet të hyjnë në vend./GazetaShneta/