Diagnoza e infertilitetit në femra fillon me një vështrim të përgjithshëm, i cili përfshin kryesisht një ekzaminim gjinekologjik të përgjithshëm, dhe pastaj një histori të sëmundjes dhe çështjet që lidhen me ciklin menstrual, shprehitë seksuale dhe medikamentet që përdorin gratë.
Nëse një grua ka cikle menstruale që zgjasin më shumë se një muaj ose mungojnë ndonjëherë, atëherë mund të thuhet me siguri se ajo ka një ovulim të rrallë.
Çrregullimet e formës së mitrës (anomalitë e mitrës) dhe çrregullimet e zgavrës së mitrës (prania e polipeve të endometriumit, tumorët fibroid, etj) pengojnë ngjitjen e embrionit dhe zhvillimin normal të fetusit, kështu që ato mund të jenë shkak i mungesës së shtatzënisë dhe humbjes së fetusit.
Ka disa mënyra me të cilat bashkëshortët mund të rrisin shanset e tyre për t’u bërë prindër. Ja disa rekomandime për të dy partnerët:
Ushtrimi i moderuar – Aktiviteti fizik i përditshëm përmirëson gjendjen e përgjithshme të trupit, ta zëmë një ecje me ritëm të shpejtë një orë në ditë.
Shmangia e ndryshimeve të papritur të peshës – si shtimi i peshës ashtu dhe humbja e peshës. Vlerat normale të indeksit të masës trupore BMI (body mass index) lëvizin nga 20 në 25. Vlerat nën 20 tregojnë kequshqyerje, ndërsa vlerat e BMI më të mëdha se 25 tregojnë obezitet.
Shmangia e alkoolit, cigareve dhe drogave.
Shmangie e sasive të mëdha të kafeinës – mos pini më shumë se një filxhan kafe në ditë
Këshillim me mjekun për përdorimin afatgjatë të drogës – terapi afatgjatë (kronike). Nëse është kështu rasti, bisedoni me mjekun tuaj nëse ndonjë prej barërave ndikon në fertilitet (kjo vlen si për gruan ashtu edhe për burrin) dhe nëse ilaçe të tilla mund të përdoren gjatë shtatëzanisë.
Konsumimi i ushqimeve që ndikojnë në pjellshmëri – të konsumohen drithëra, arra, fasulë dhe ushqime të tjera të grurit që përmbajnë proteina të perimeve.
Të konsumohet rregullisht qumështi dhe produktet e qumështit. Të shmangen acidet trans-yndyrore në ushqime (ushqime të shpejta, përtypëset me përforcues të aromave dhe konzervans), pijet e ëmbla dhe ëmbëlsuesit artificial.
Dr Samire Ademi Lutolli, Specialist Gjinekolog-Obsteter.