Fotografia: DreamsTime
Gjyshërit janë pjesë shumë e rëndësishme e familjes dhe veçanërisht lidhja që kanë me nipërit dhe mbesat. Të moshuarit janë figurë e rëndësishme për fëmijët, pasi i shohin si pikë referimi. Por a e keni menduar ndonjëherë se rritja e fëmijëve me gjyshërit mund të ketë edhe disavantazhe?
Gjyshërit ndikojnë negativisht në shëndetin e fëmijës
Nëse fëmijët kalojnë shumë kohët me gjyshërit, është vërtetuar se pasojat në shëndetin e tyre nuk do të jenë fort pozitive. Kjo ndodh sepse gjyshërit i lejojnë fëmijëve shumë gjëra që prindërit ua ndalojnë. Një ndër to është edhe ushqimi. Gjyshërit priren t’u japin nipërve e mbesave gjithçka që ata dëshirojnë dhe jo në çdo rast janë ushqime të shëndetshme, si për shembull ëmbëlsirat. Në një kohë afatgjatë, diçka e tillë ka pasoja serioze në shëndetin e fëmijës.
Studimi
Në studim u përfshinë 56 raste, ku u vu re se fëmijët që kalonin shumë kohë me gjyshërit shfaqnin zakone të këqija, që mund të ndikojnë në shëndetin e tyre. Shpesh gjyshërit u lejonin fëmijëve dieta të gabuara, kryesisht si shpërblim ndaj sjelljeve të mira.
Mungesa e aktivitetit fizik
Përveç ushqimit, gjyshërit gjithashtu lejojnë fëmijët të rrinë më shumë ulur, pa kryer aktivitet fizik. Ky është një tjetër problem që ndikon negativisht në shëndetin e tyre, duke i bërë pasivë.
Konsumimi i duhanit
Gjyshërit që pinë duhan, e konsumojnë atë në prani të fëmijëve. Diçka e tillë ka efekt të dyfishtë, pasi jo vetëm rrezikon shëndetin e të vegjëlve, por u jep atyre shembull të gabuar./pernenat.al/