Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e kokës së foshnjës në formë jonormale, çfarë duhet të dini

Këshilla për shtatzëna 01/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kraniosintoza apo rritja e kokës në formë abnormale është kur një ose më shumë fije të veçanta në kafkën e një fëmije ngushtohen më shumë se normalja.

Kraniosinostoza në të vërtetë është defekt i cili mund të shfaqet që në stomakun e nënës ku herët mbyllen tegelat midis eshtrave të kokës së bebes. Për shkak të kësaj mund të shfaqen deformime të ndryshme të kokës.

Shkaktarët

Ky çrregullim mund të jetë gjenetik, por edhe pasojë e shprehive të ndryshme jetësore gjatë shtatzënisë, si p.sh. pirja e duhanit. Faktorët kryesorë janë edhe shumë sëmundje metabolike.

Simptomat

Disa kraniosinostoza nuk shkaktojnë çrregullim të zhvillimit të trurit, por mund të jenë të dukshme gjatë lindjes (dukje specifike e kokës). Disa prej këtyre deformimeve të kokës mund t’i përkufizojnë edhe rritjen e trurit dhe t’i shkaktojë çrregullime neurologjike.

Komplikimi më i shpeshtë është hipertensioni intrakranial. Nga komplikimet e tjera mund të shfaqen edhe strabizmi dhe atrofia e nervit të të parit. Kraniosinostoza sagitale (përpjesëtimi i kokës është i rritur në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa ai anësor është i zvogëluar). Kraniosinostoza koronare (koka e zgjeruar anash).

Diagnoza

Prindërit pas lindjes, ose pak më vonë mund të vërejnë mbylljen e hershme të fontaneles së madhe dhe formën e pazakonshme të kokës, transmeton Telegrafi. Shpesh shfaqet edhe prania e trarit kockor. Natyrisht që ato janë shenja të cilat me rastin e kontrollimeve të para i vëren mjeku. Duhet bërë diagnostikim e kokës me rëntgen dhe, sipas nevojës, edhe CT-në e kokës.

Terapia

Terapia më e shpeshtë është kirurgjike (në kuptimin të vetëm të përmirësimit estetik) apo në kuptimin e pengimit të komplikimeve të presionit intrakranial dhe të dëmtimit të të parit dhe të të dëgjuarit. /Telegrafi/

Artikulli paraprakEmina Cunmulaj me një mesazh prekës për të gjitha nënat
Artikulli i rradhës Trajtime natyrale kundër plakjes dhe për një fytyrë të përkryer

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.