Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrjebulla tek fëmijët, sa është e rrezikshme dhe si duhet ta trajtoni

Këshilla për shtatzëna 24/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dermatiti atopik (ekzema ose rrjebulla e fëmijëve) është një sëmundje kronike, me shkaqe të panjohura, që vihet re në personat me histori shëndetësore ose familjare për atopi.

Dermatiti atopik shoqërohet me sëmundje të tjera atopike (astma, riniti alergjik, urtikarie) dhe rritje të IgE.

75 – 80% e pacientëve me dermatitit atopik kanë histori familjare ose personale për sëmundje alergjike. Incidenca e dermatitit atopik në familje kur një prind ka sëmundje alergjike (astma alergjike, riniti alergjik dhe/ose dermatitit atopik) është 60% dhe 80% nëse të dy prindërit kanë historik të sëmundjeve alergjike.

Zbuloni disa nga shkaqet dhe shenjat klinike të kësaj sëmundjeje.

Mjekimi

Hidratimi i mirë i lëkurës është mjaft i rëndësishëm në trajtimin e dermatiti atopik në çdo stad të sëmundjes. Rekomandohen banja frekuente me vaj për 5-10 min. Pas banjës, lëkura të mos fshihet menjëherë dhe përdorimi i emolienteve (kremrave hidratues ) kur lëkura është e lagët, me qëllim që të absorbohet uji nga shtresa e sipërme e lëkurës.

Kortikosteroidet lokale: për fytyrën rekomandohet hidrokortizon 1% dy herë në ditë. Në trup kortizonikë me fuqi të mesme si fluocinolon acetonid 0,025% ose triamcinolon ose desonide. Kortizonikët duhet të përdoren për një kohë të shkurtër për të shmangur efektet anësore të tyre.

Antiflamatorët jo steroid kufizojnë mjaft përdorimin e kortizonikeve lokalë.

Kortizonikët sistemikë përdoren në format e avancuara për një kohë të shkurtër.

Antibiotikët sistemike në raste mbi infeksioni bakterial.

Antihistaminikët për të qetësuar pruritin (kruajtjen).

Trajtimi i infeksioneve mykotike dhe virale.

Fototerapia: Terapia me UVA, UVB të vetme ose të kombinuara ose PUVA (përdorimi për një kohë të gjatë çon në rritje të riskut për malinjitet të lëkurës).

Identifikimi dhe eliminimi i faktorëve acarues. Lëkura e pacientëve me dermatitit atopik është e thatë, e ndjeshme dhe irritohet mjaft lehtë, prandaj duhen të evitohen sapunët që shkaktojnë tharjen e lëkurës. Pacientët me dermatitit atopik duhet të minimizojnë djersitjen në ambientin rrethues. Ata duhet të punojnë dhe të flenë në ambientet me temperaturë konstante dhe lagështirë 45-55%.

Dyshekët prej leshi dhe pupla, dhe kafshët që mund të luajë fëmija, duhet të evitohen. Veshjet duhet të jenë prej pambuku.
Noti është i rekomandueshëm. Por larjet në pishina sjellin tharje të lëkurës nga klori, prandaj rekomandohen dushet menjëherë pas daljes nga pishina dhe përdorimin e emolienteve (pomadave zbutëse) në të gjithë trupin.

Aeroalergentet (faktorë alergjikë që thithen nga rrugët e frymëmarrjes) dhe ushqimet mund të jenë faktorë shpërthyes. Veza, peshku, qumështi i lopës, produktet e sojës, kikirikët, drithërat janë produktet ushqimore më të shpeshta që mund të shpërthejnë dermatitin atopik. Provat alergjike të lëkurës japin një informacion më të gjerë në këtë drejtim./pernenat.al/

Artikulli paraprakE lënë në harresë: Dermatologjia pa barna dhe pajisje që diagnostikojnë kancerin
Artikulli i rradhës Rritja e ngadaltë e fetusit: Çfarë duhet të dini dhe cilat janë mundësitë në dispozicion

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.