Është e rëndësishme të identifikoni nëse niveli i rrahjeve të zemrës suaj ulet brenda intervalit normal.
Nëse sëmundja apo dëmtimi dobëson zemrën, organet nuk marrin gjak të mjaftueshëm për të funksionuar normalisht.
Institutet Kombëtare të Shëndetit kanë publikuar një listë të normave normale të rrahjeve të zemrës, transmeton Gazeta Shneta.
Shkalla e rrahjes së zemrës fillon gradualisht të ndryshojë që nga fëmijëria deri në adoleshencë.
Më poshtë keni shkallën e rrahjes së zemrës për këto mosha:
Deri në një muaj rrahja e zemrës është 70 deri në 190.
Nga 1 në 11 muaj 80 deri 160
Nga 1 në 2 vjet 80 deri 130
Nga 3 në 4 vjet 80 deri 120
Nga 5 në 6 vjet 75 deri 115
Nga 7 në 9 vjet nga 70 në 110
Mbi 10 vjet 60 deri 100.
Shkalla e zemrës mund të ndryshojë për shkak të ndryshimeve të caktuara si: stërvitja, temperatura e trupit, shkaktarët emocionalë dhe pozicionin e trupit./Gazeta Shneta/