Sa është i rrezikshëm duhani tek nëna gji dhënëse dhe foshnjat?

2017-03-17 në ora 19:13

Qumështi i gjirit ofron shumë imunitete të cilat ndihmojnë fëmijën të luftojë sëmundjet dhe madje mund të ndihmojë për të luftuar disa nga efektet e tymit të duhanit tek fëmija, transmeton Gazeta Shneta.

Nëse konsumon duhan, është mirë që të kryhet kjo menjëherë pas gji dhënies. Në ketë mënyre ka më pak përmbajtje të nikotinës në qumësht, edhe pse preferohet të mos pihet.

Fakte mbi duhanin dhe gji dhënien: 

  • Nikotina absorbohet nga gjëndrat qumështore.
    •   Pirja e duhanit e ul sasinë e qumështit
    •   Nenat që pinë duhan ndalojnë me herët gji dhënien
    •   Kur nëna pinë duhan edhe foshnja disponohet për duhan pasiv, shtohet rreziku për alergji, infeksione të traktit te frymëmarrjes, ndezje të veshit të mesëm dhe vdekje djepi (ritet rreziku i vdekjes së foshnjave në gjumë).

Sigurisht, një nënë e cila i jep gji foshnjës së saj, është mirë të mos e pi duhanin, madje as të qëndrojë në ambiente ku pihet.

Sa më shumë që pini duhan, aq më shumë rrezikohet shëndeti i foshnjës tuaj. Në rast se nuk dëshironi apo nuk mund ta ndërprisni pirjen e duhanit, ju patjetër duhet ta ulni numrin e cigareve që pini në ditë.

Foshnjat apo fëmijët që qëndrojnë në ambiente ku pihet duhani, kanë një incidencë shumë më të lartë për pneumoni, astmë, infeksione të veshit, bronkit, infeksionet të sinuseve, alergji në sy dhe në fyt.

Pirja e duhanit nga nënat që u japin gji foshnjave, herë pas here ndikon tek fëmija me vjellje, diarre e dhimbje barku.

Në fund, fëmijët e prindërve që tymosin duhan, kanë shumë më shumë gjasa që edhe vetë kur të rriten të bëhen duhanpirës. /Gazeta Shneta/