Nëse keni ndërprerë përdorimin e metodave kontraceptive, sa kohë duhet të prisni përpara se të provoni të mbeteni shtatzënë?
Nuk ka kohë të duhur ose të gabuar për të pritur. Mund të filloni të përpiqeni të mbeteni shtatzënë menjëherë, shkruan burimi March of Dimes përcjell Gazeta Shneta.
Por, lloji të cilin e keni përdor për të kontrolluar shtatzëninë mund të ndikojë se sa shpejt filloni ovulimin. Për shembull:
Nëse po përdorni pilula kontraceptive, mund të filloni ovulimin rreth 2 javë pasi të keni ndërprerë marrjen e tyre. Por periodat tuaja mund të mos jenë të rregullta për një muaj ose maksimum dy muaj më pas.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Nëse po merrni formën depo-provera, mund të duhen 10 muaj ose më shumë pas vaksinës suaj të fundit përpara se të ovuloni rregullisht. Depo-Provera është një vaksinë kontraceptive që e merrni çdo 3 muaj.
Po ashtu, nëse keni pasur një implant ose një pajisje intrauterine mund të filloni të përpiqeni të mbeteni shtatzënë sapo ta hiqni atë.
Një pajisje intrauterine është një copë plastike në formë t-je që vendoset në mitër për t’ju parandaluar të mbeteni shtatzënë.
Nëse po përdorni një metodë penguese të shtatzënisë, ju mund të filloni të përpiqeni të mbeteni shtatzënë sapo të ndaloni përdorimin e saj. /Gazeta Shneta/