Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të parandaloni defektet e tubit nervor të fetusit në shtatzëninë e hershme përmes acidit folik

Këshilla për shtatzëna 25/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Marrja e acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë së hershme mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të tubit nervor tek fëmija juaj.

Para shtatzënisë, merrni një suplement vitaminash që përmban 400 mikrogramë acid folik çdo ditë, shkruan March of Dimes përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa, gjatë shtatzënisë, merrni një vitaminë prenatale që përmban 600 mikrogramë acid folik çdo ditë.

Çfarë është acidi folik?

Acidi folik është një vitaminë që çdo qelizë në trupin tuaj ka nevojë për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.

Nëse e merrni para shtatzënisë dhe gjatë shtatzënisë së hershme, mund të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga defektet e lindura të trurit dhe shtyllës kurrizore të quajtura defekte të tubit nervor.

Tubi nervor është pjesa e një fëmije në zhvillim që bëhet truri dhe palca kurrizore. Kjo dukuri ndodh në muajin e parë të shtatzënisë, përpara se të kuptoni se jeni shtatzënë.

Andaj kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të keni mjaft acid folik në trupin tuaj përpara se të mbeteni shtatzënë.

Defektet e tubit nervor, prekin rreth 3000 shtatzëni çdo vit në Shtetet e Bashkuara.

Nëse të gjitha gratë marrin 400 mikrogramë acid folik çdo ditë përpara se të mbeten shtatzënë dhe gjatë shtatzënisë së hershme, mund të ndihmojë në parandalimin e deri në 7 në 10 shanse (70 përqind) të defekteve të tubit nervor.

Për shkak se pothuajse gjysma e të gjitha shtatzënive në Shtetet e Bashkuara janë të paplanifikuara, të gjitha gratë që mund të mbeten shtatzënë duhet të marrin acid folik çdo ditë.

Disa studime tregojnë se acidi folik gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të lindjes në gojën e një foshnje të quajtur si çarje e buzës dhe qiellzës.

Një buzë e çarë është një defekt në lindje, në të cilin buza e sipërme e foshnjës nuk formohet plotësisht dhe ka një hapje në të.

Si mund të merrni mjaftueshëm acid folik?

Ka disa mënyra për të marrë mjaftueshëm acid folik:

– Marrja e një vitamine që ka acid folik në të.

– Ngrënia e ushqimeve me folate nga një dietë e larmishme.

– Ngrënia e ushqimeve të fortifikuara.

– Marrja e një kombinimi të të dyjave: marrja e një vitamine që ka acid folik në të dhe ngrënia e ushqimeve të fortifikuara. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSa kohë nevojitet të mbeteni shtatzënë, pas ndërprerjes së metodave kontraceptive mbrojtëse
Artikulli i rradhës Historia e doktorit që u bë baba në moshën 83-vjeçe: Dua të jetoj deri në diplomimin e të birit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.