Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa shpesh duhet pastruar pajisjet elektroshtëpiake

Këshilla për shtatzëna 24/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur e keni pastuar frigoriferin tuaj për herë të fundit? Shpeshherë anashkalohet pastrimi i pajisjeve si frigoriferi, shporeti elektrik apo edhe lavatriçja, për shkak se pastrimi i tyre kërkon shumë kohë ose sepse thjesht kemi harruar.

Ja se ç’ thonë ekspertët për pastimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Lavatriçja

Studimet tregojnë se disa mikrobe, baktere dhe viruse përfshirë dhe hepatitin A mund t’i mbijetojnë edhe larjeve në lavatriçe dhe të ndotin të gjitha rrobat tuaja, veçanërisht nëse nuk përdorni zbardhues apo dezinfektant për ta pastruar herë pas here lavatriçen tuaj. Thjesht vendoseni lavatriçen të bëjë një cikël larjeje me një gotë zbardhues apo dezinfektues, çdo 2 javë për tu siguruar që mikrobet edhe viruset të mos mbijetojnë dot.

Shporeti elektrik

Njërëzit kanë tendencën ta anashkalojnë pastrimin e shporetit elektrik gjë që nuk duhet anashkaluar pasi ushqimi që derdhet mbi to bëhet një veti e mirë për tu kolonizuar nga mikrobet. Në mënyrë që të mos i lejoni mikrobet të kolonizojnë sobën, ju duhet ta pastroni pjesën e sipërme të saj pas çdo përdorimi me një solucion të posaçëm. Për sa i përket pjesës së jashtme të shporetit elektrik, mjafton ta pastroni një herë në javë. Ndërsa furra duhet të pastrohet të paktën 1 herë në 3 muaj, por nëse vini re që në të është derdhur ushqim apo ka filluar të nxjerrë tym kur e përdorni, duhet ta pastroni sa më shpejt të jetë e mundur.

Frigoriferi

Jo shumë njerëz e bëjnë këtë por frigoriferi juaj ka nevojë të pastrohet të paktën një herë në javë pasi në të kundërt do të “pushtohet” nga mikrobet. Ekspertët thonë se mishi, djathi, vezët dhe perimet që fusim në frigorifer, janë përgjegjës për ndotjen e tij me një mikrob të quajtur listeri i cili nëse futet në trupin e njerëzve shkakton dobësimin e sistemit imunitar dhe veçanërisht është i rrezikshëm për moshën e tretë dhe gratë shtatzëna. Ndaj sa herë që derdhni diçka në frigorifer duhet ta fshini, dhe gjithashtu duhet ta pastroni atë çdo javë me peceta antibakteriale./pernenat.al/

Artikulli paraprakKëshilla që do iu ndihmojnë pas lindjes ta ktheni lëkurën e barkut në formën e mëparshme
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot dhe javën në vazhdim

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.