Nga lodhja ekstreme dhe nauzeja deri te dhimbjet dhe shenjat e shtrirjes së lëkurës në bark, nuk është sekret që gratë kanë më shumë probleme kur janë shtatëzënë.
Një animacion tregon se si organet e brendshme të një gruaje duhet të bëjnë sakrifica dhe të përshtaten për të bërë hapësirën e duhur një fëmije në rritje.
Ajo tregon ndryshimet nga konceptimi deri në pikën e lindjes kur organet janë të shtrydhura, zemra punon më shumë dhe foshnja bënë presion në fshikëzën e urinës, duke shkaktuar parehati.
Mjeti interaktiv, i prodhuar nga Muzeu i Çikagos, ndjek ndryshimet e brendshme gjatë tremujorëve në periudhën 40 javore, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo tregon ndryshimet hormonale në tremujorin e parë që prekin pothuajse çdo organ në trup, duke bërë që shumë gra të kenë dëshirë të çuditshme për ushqim, përzierje dhë të jenë të lodhur./Gazeta Shneta/