Sekretet e jetës në bark, ja përse duhet të flisni me beben tuaj gjatë shtatzënisë

2018-02-10 në ora 08:08

Shtatzënia është vetëm fillimi i një marrëdhënie dashurie të gjatë me foshnjën tuaj. Javët e hershme mund të jenë të lodhshme dhe stresuese dhe është e lehtë të ndiheni pak të shkëputura nga bebja juaj.

Por, ndërsa shtatzënia juaj përparon, afërsia me fëmijën rritet dhe filloni të ndiheni në rolin e nënës, transmeton Gazeta Shneta.

Dëgjimi i foshnjës suaj gjatë zhvillimit është me shumë rëndësi. Në javën e 23 ju filloni të dëgjoni goditjet dhe rrahjet e zemrës së foshnjës suaj.

Po ashtu në këtë fazë fillon të dëgjojë edhe tingujt nga bota e jashtme.

Dëgjimi i zërit tuaj gjatë kohës kur foshnja është në mitër ndihmon atë të ndihet i lidhur me ju sapo të ketë lindur.

Një teori sugjeron se arsyeja që dëgjimi i foshnjës është aq i zhvilluar në bark është që ta ndihmoni të fillojë lidhjen me ju.

Pas lindjes, fëmija juaj i porsalindur mund të dojë të dëgjojë zërin tuaj më shumë se çdo tjetër.

Duke folur dhe kënduar me beben tuaj në bark është diçka vërtetë e dobishme./Gazeta Shneta/