Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sezoni i lindjes mund të ketë lidhje me alergjinë?

Këshilla për shtatzëna 19/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas hulumtimeve të fundit, sezoni në të cilin fëmija juaj ka lindur mund të ketë një ndikim në shanset e tij për të zhvilluar një alergji.

Ne tashmë e dimë se foshnjat e lindura në dimër kanë një rrezik më të madh të lindjes me mushkëri të ndjeshme. Tani ka një tjetër lajm që mbështet idenë se lindja në muajt e ftohtë mund të sjell disa faktorë rreziku shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit në Universitetin e Southampton-it gjetën shënjues të veçantë të ADN-së që lidhin sezonin e lindjes së fëmijës me zhvillimin e alergjive më vonë në jetë. Jo çuditërisht, ky hulumtim tregon që foshnjat e lindura gjatë vjeshtës dhe dimrit janë në rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjeve si ekzema sesa foshnjat e lindura gjatë muajve të ngrohtë. Këta shënues epigjenetikë u gjetën të jenë të pranishëm tek fëmijët që kishin arritur moshën 18 vjeç.

“Këto janë rezultate vërtetë interesante”, tha John Holloway, profesor i alergjisë dhe gjenetikës respiratore në universitet, si dhe një nga autorët e studimit.

“Ne gjetëm se sezoni i lindjes mund të ketë një efekt mbi njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre. Për shembull përgjithësisht, njerëzit e lindur në vjeshtë dhe në dimër janë në rrezik të lartë për sëmundjet alergjike si astma, por deri më tani nuk e dijmë se si efektet mund të zgjasin kaq shumë.”

Përderisa detyrohen më shumë hulumtime për ta kuptuar plotësisht këtë fenomen, hulumtuesit besojnë se ka dëshmi të mjaftueshme për ta mbështetur këtë lidhje. Studimet shtesë do të synojnë të përgjigjen në pyetjen se çfarë saktësisht shkakton këto mospërputhje sezonale /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakArrat po konsiderohen si droga ilegale
Artikulli i rradhës Përse trurit të fëmijës i nevojitet vaji i peshkut?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.