Shqetësimet dhe ankthi në lidhje me sëmundjen Covid-19 dhe ndikimi i tij mund të jenë mbizotëruese.
Pandemia Covid-19, ka sjellë shumë ndryshime në mënyrën se si e jetoni jetën tuaj dhe bashkë me të edhe pasigurinë, ndryshimet në rutinat e përditshme, presionet financiare dhe izolimin shoqëror shkruan Mayo Clinic, përcjell Gazeta Shneta.
Ju mund të shqetësoheni për sëmundjen, sa do të zgjasë pandemia, nëse do të humbni punën tuaj dhe çfarë do të sjellë e ardhmja.
Mbingarkesa e informacionit, thashethemet dhe keqinformimi mund ta bëjnë jetën tuaj të ndihet jashtë kontrollit dhe ta bëjë të paqartë se çfarë të bëni.
Gjatë pandemisë Covid-19, ju mund të përjetoni stres, ankth, frikë, trishtim dhe vetmi.
Andaj, është e rëndësishme të mësoni strategji të vetë-kujdesit dhe të merrni në kontrollë sadopak këtë situatë përmes këtyre hapave:
– Kini kujdes për shëndetin tuaj;
– Flini mjaftueshëm;
– Merrni pjesë në aktivitet të rregullt fizik;
– Ha shëndetshëm;
– Shmangni duhanin dhe alkoolin;
– Kufizoni kohën në ekranet elektronike;
– Relaksohuni dhe rimbushuni me energji përmes jogës dhe meditimit;
– Ulni shkaktarët e stresit;
– Mbani rutinën tuaj të rregullt;
– Kufizoni ekspozimin tuaj ndaj lajmeve;
– Qëndro i zënë me punë;
– Përqendrohuni në mendimet pozitive. /Gazeta Shneta/