Dy nga tre të sapolindurit lindin me një shenjë dalluese dalluese. Disa janë të dukshme ditën kur ata lindin, ndërsa të tjerat zhvillohen në vijim.
Ka shumë lloje të ndryshme, dhe shumica janë aq të zakonshme sa që ndoshta edhe ju e keni një të tillë, e as nuk e keni ditur fare.
‘Përkrahni shenjat tek fëmijët tuaj’, thotë dermatologu Dr Hannah Cookson, transmeton Gazeta Shneta.
“Shenjat nuk shkaktojnë asnjë dëm dhe ne, zakonisht, i shohim ato si shenja të veçanta që e bëjnë secilin individ individual.”
Shenjat vaskulare të lindjes
Shenjat vaskulare të lindjes janë zakonisht me ngjyrë të kuqe ose ngjyrë rozë dhe shpesh i hasim në kokë apo në qafë, ndërsa shkaktohen nga enët e gjakut në lëkurë
Shenjat në formë lejleku
Një në dy foshnje lind me një shenjë të tillë. Ato zakonisht i hasim në qërpikë të syve, qafë apo kokë. Shumica zhdukën me kalimin e kohës, ndërsa mund të zgjasin maksimalisht deri në katër vite.
Shenjat e lindjes në formë luleshtrydheje
Këto shenja janë një formë tjetër e shenjave vaskulare, të cilat prekin një në dhjetë bebe. Ato njihen ndryshe edhe si “hemangioma”.
Ato shfaqen si pika të zbehta të trendafileve, menjëherë pas lindjes, pastaj rriten shpejt në gjashtë muaj e parë, duke u shndërruar në pika të plota të kuqe, me pamje klasike të një luleshtrydheje.
Shenjat e shkaktuara nga qelizat e pigmentit
Një lloj tjetër i shenjave mund të shkaktohet edhe nga qelizat e pigmentit, të cilat zakonisht janë ngjyrë kafe. Ato mund të jenë edhe me ngjyrë të kaltër.
Të gjitha këto shenja janë mjaft të zakonshme, ndërsa me kalimin e kohes bëhen propercionalisht më të vogla./Gazeta Shneta/