Duke qenë se foshnja rritet shumë në fundin e tremujorit të tretë, ju mund të lindni në çdo moment, pavarësisht datës që ua ka caktuar mjeku. Këto janë shenjat ku lindja mund të ndodhë më herët ose pak më vonë.
Pra besohet se në këtë kohë do të jeni në pritje të momentit kur bebi të “bjerë” pra të shkojë drejt legenit, dhe në gjuhën popullore ndoshta e keni dëgjuar “shkëputet barku”. Pra këto janë shenjat që tregojnë se lindja është afër.
Shenjat kur bebi shkon poshtë
Bebi fillon të shkojë drejt legenit në fund të trimestrit të tretë, por nuk mund të përcaktojmë një javë fikse pasi kjo është e ndryshme për gra të ndryshme. Zakonisht ai fillon të bjerë 2-4 javë para datës së lindjes nëse është shtatzania e parë dhe kështu gruaja fillon gradualisht të hapet. Bebi bie drejt legenit pasi trupi fillon të përgatitet për ta nxjerrë atë jashtë uterusit dhe hapi i parë është pikërisht ky.
Shenjat se bebi ka rënë poshtë
Urinim më i shpeshtë pasi bebi shtyp fshikëzën;
Ndieni presion në zonën e legenit. Do të ndiheni më keq ndërsa ecni dhe me siguri në këtë periudhë ecja juaj do të ngjajë me atë të një “rosaku”;
Keni oreks më të mirë dhe filloni të ndjeni më pak djegie stomaku;
Keni frymëmarrje më të mirë. Ndërsa bebi shkon poshtë mushkëritë tuaja do të punojnë më mirë;
Keni ndryshime më bark. Ai bie më poshtë;
Mund të shfaqen hemorroidet. Kjo është një nga gjërat më negative të kësaj faze. Mund të keni edhe probleme me konstipacionin. /pernenat