Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Shërimi nga operacioni cezarian ishte më i vështirë seç e kisha imagjinuar”

Këshilla për shtatzëna 10/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Barbra Foster është një nënë e re e cila shkruan rreth jetës së amësisë dhe gjithçka tjetër që lidhet me botën e bebit dhe familjes.

Në një shkrim për “Motherly” ajo ka shpaluar disa përjetime që ka pasur pasi kishte lindur përmes operacionit cezarian.

Gazeta Shneta ua sjellë këtë shkrim të përshtatur në gjuhën shqipe:

Mjeku vetëm qëndronte aty, më stoik se kurrë, përderisa sytë e mi shikonin sa njërin skaj të dhomës sa tjetrin. Në sytë e tij unë isha vetëm një paciente tjetër që s’mund ta përmbante veten e saj. Kjo ishte një nga situatat që gjithmonë kam dashur ta shmangja. Shprehjet si “shpatull e lëvizur”, “ënjtje të mëdha”, “kocka të holla” përmendeshin më shumë seç duhej. Në ato momente po merrja pjesë në një lojë që nuk isha e gatshme ta luaja.

A jam njemënd e gatshme që ta vë foshnjen time në rreziqë të tilla vetëm për shkak të përvojeës së lindjes përmes seksionit C? Aq I lehtë sa ka mundur të jetë vendimi, në të vërtetë nuk ka qenë ashtu. Pas asaj që më janë dukur si 30 minuta, por që në fakt realisht ishin vetëm dy, une dhe burri im e caktuam orarin e operacionit.

Pas nëntë muajsh hulumtime, kurse dhe trajnime rreth lindjes natyrale, ne patëm vetëm një javë për t’u bërë gati rreth operacionit.

Pas gjysmë ore arritje në spital, unë u nënshkrova për operim. Dhe ëndërra ime për një lindje natyrale po hapte krahët për të fluturuar largë nga unë…

Pa dashur të hyj në detaje, por duke u nisur nga klinika, dhoma me ngjyra të vdekura, medikamnetet që po më bënin të ndihesha e dërrmuar e deri tek infuzioni i papritur I gjakut, e urreja me të vërtetë gjithçka rreth kësaj përvoje. Ndjej kaq shumë faj që më duhet ta pranoj këtë ndjesi që rezultoi me lindje të një djali të shëndetshëm, që vetëm unë e di sa me fat ndihem që mund ta them këtë gjë. Por, për shkak të rrethanave, as që më kujtohet nëse e kam mbajtur në duar atë.

Jam ndjerë si e plaçkitur. Nuk kishte prekje lëkurë më lëkurë, ndjeshmëri të madhe, momente magjike të lumturise, sepse ma morën nga unë.

Në anen tjetër, burri im mund të mos pajtohet. Sepse ai I ndjeu të gjitha këto momente.

Ai ishte I parë që e pa, e përqafoi, e puthi. Ishte I pari që e mbajti në duar. Pa dyshim se ndihem tejet e lumtur që ai e pati këtë mundësi të bukkur, por ana ime realiste nuk mundet pa e paragjykur këtë fakt, pa e xhelozur. Qëndroj ashtu lakuriq, e lidhur për shtratin e lindjes, në një moment aq suerreal të jetës sime, në një moment që duhej të ishte një nga çastet më speciale të jetës.

Ditët në vazhdim kam qëndruar në spital në një gjendje totalisht të vagullt mentale. E di që kam pritur vizitore. E dija që po kujdeseshin për djalin tim; e dija që kisha shumë gjëra në listë për të bërë.

Po ajo që nuk e dija ishte se nuk kam qenë aspak e gatshme për një lindje cezariane dhe për shërimin pas tij. Kisha njohur një numër të paktë të grave që kishin lindur kështu por asnjë këshillë nga to nuk kisha marrë.

Nuk e kisha idenë se çka ishte “normale” e çka jo, dhe e tëra kjo e bashkuar me hormonet e mija të pamenaxhuara, unë po ndihesha totalisht jashtë vetes sime.

Pse kam kaq shumë dhembje? A jam më e dobët se të gjitha gratë tjerea? Si ia dolën ato? Pse është kaq e vështirë për mua?

Nuk më ndihmoi aspak që asnjë nga anëtaret e familjes nuk kishin pasur lindje të tillë. Andaj paaftësia e tyre për të më kuptuar dhe paragjyshimet po u lexoheshin qartazi në fytyrë.

Jam ndjerë jashtë kontrollit, aagresive dhe e gatshme për sulm.

Më kujtohet që qaja gjera nëna më lante në dush.

Më kujtohet se e urreja kur burri e quante veten “super babai” sepse ai po kalonte më shumë kohë me foshnjen gjersa une po shërohesha nga operacioni.

Më kujtohet se mendoja së djali im me të vërtetë ma ka nevojën.

Më kujtohet si e hidhja shikimin poshtë në stomak për të parë një shenjë të madhe që më bënte të ndihesha e shëmtuar.

Më kujtohet që e kisha bindur veten se dhembjet e tmerrshme të qafës, paaftësia për të lëvizur, kapsllëku dhe pagjumësia do të zgjasnin përjetësisht.

Më kujtohet se e vija në dyshim në dyshim nëse unë isha e denjë për t’u bërë nënë.

Por çfarë kam arritur ta kuptoj është se dy javët e para pas operacionit cezarian janë më të vështirat. Duhet plot 6 javë që të rikthehesh në disponimin e mëhershëm. Por posa të kalosh ato 2 javët e para kritike, do të mund ta mbash foshnjen, të ecësh të këmbët tua, ta ndërrosh bebin etj.

Sikur ta dija këtë më herët. Sikur ta dija se sado e vështirë që më është dukur, trupi im do të shërohej, dhe posa të ushqeja foshnjen për herë të parë, gjithçka do të harrohej sikur të mos kish ndodhur fare.

Sikur ta dija që lidhja me foshnjen ndodh në qindra mënyra tjera përpos gjidhënies. Sikur ta dija se unë dhe djaloshi im i vogël do të binim aq shumë në dashuri aq sa duket sikur ndajmë të njejtën zemër.

Si një nënë e re, kam qenë më e fuqishmja por edhe më delikatja. Të qenit aq fragjile dhe e pasigurt më ndihmuan të isha më e vetëdijshme për gjërat që po i ndodhnin turpit tim; rritja e një njeriu të vogël brenda meje, lindja, operacioni emergjent, përkujdesja intensive për një sapolindur…

Do ta ruaj historinë time të lindjes përgjatë gjithë jetës simë sepse më ka ndryshuar në shumë mënyra./GazetaShneta/

Artikulli paraprakKështu e kaluan vikendin Elita, Gjiko dhe Zëri
Artikulli i rradhës Zgjidhni ngjyrat e duhura për shtëpinë tuaj

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.