Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shfaqet edhe një sëmundje tjetër, shtatzënat shqiptare duhet të kenë kujdes

Këshilla për shtatzëna 20/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku infektolog, Tritan Kalo, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në “Facebook”, ka lajmëruar të gjithë qytetarët dhe kolegët e tij mjekë mbi një sëmundje që po qarkullon në vend.

InfektologuKalo thotë se në Shqipëri po qarkullon përveç fruthit e variçelës edhe një sëmundje tjetër e ngjashme e njohur me termin shkencor “Exanthema infectiosum” ose “Sëmundja e pestë”, e cila me raste të rralla, mund t’i shkaktojë abortin një gruaje shtatzënë, njofton portali Për Nënat.

Ai shpjegon se bëhet fjalë për një sëmundje virale me karakter beninj dhe ka publikuar disa foto për të treguar si duket kjo sëmundje.

“RIKUJTESË: Ndërkohë me Fruthin, Varicelën, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto sëmundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njëjtin mendim me mua, sikundër edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme. Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtme është më se e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, duhet të kenë njohuri për këtë dukuri të shëndetit tonë publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë. Sëmundja e pestë mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit. Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjekësore është një dukuri e përditshme”, – ka shkruar ai.

Shtatzënia dhe sëmundja

Kur një grua shtatzënë merr sëmundjen e pestë, ajo është nën rrezikun e humbjes së fëmijës. Fatmirësisht ky është një rast i rrallë. Pjesa më e madhe e të rriturve kanë qenë të ekspozuar ndaj parvovirusit B19 dhe janë imunë ndaj tij. Megjithatë, nëse fëmija mund të ketë sëmundjen e pestë, është mirë që të qëndrojë larg grave shtatzëna.

Artikulli paraprakIu vdiq nëna në autoambulancë, gjilanasit akuzojnë shoferin e autoambulancës
Artikulli i rradhës Çfarë çdo grua shtatzënë duhet të bëjë për ta parandaluar autizmin tek fëmija

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.