Defektet e lindjes mund të jenë të vogla ose të rënda. Ato mund të ndikojnë në pamjen, funksionin e organeve dhe zhvillimin fizik dhe mendor.
Shumica e defekteve të lindjes janë të pranishme brenda tre muajve të parë të shtatzënisë, kur organet akoma janë duke u formuar shkruan Healthline.
Disa defekte të lindjes janë të padëmshme. Të tjerat kërkojnë trajtim mjekësor afatgjatë përcjell Gazeta Shneta.
Por, defektet e rënda të lindjes janë shkaku kryesor i vdekjes së foshnjave në Shtetet e Bashkuara, duke përbërë 20 përqind të rasteve.
Çfarë shkakton defektet e lindjes?
Defektet e lindjes mund të jenë rezultat i: gjenetikës, zgjedhje dhe stilit të jetës, ekspozimi ndaj ilaçeve të caktuara dhe kimikateve ose infeksioneve gjatë shtatëzënësisë.
Sidoqoftë, shkaqet e sakta të defekteve të caktuara të lindjes shpesh janë të panjohura.
Cilët janë faktorët e rrezikut për defektet e lindjes?
Të gjitha gratë shtatzëna kanë disa rreziqe që ta lindin një fëmijë me defekt lindjeje. Rreziku rritet në cilindo nga kushtet e mëposhtme:
-historia familjare e defekteve të lindjes ose çrregullimeve të tjera gjenetike;
-përdorimi i drogës, konsumi i alkoolit ose pirja e duhanit gjatë shtatëzanisë;
-mosha e nënës prej 35 vjece ose më shumë;
-kujdes joadekuat prenatal;
-infeksione virale ose bakteriale të patrajtuara, përfshirë infeksione seksualisht të transmetueshme;
-përdorimi i disa ilaçeve me rrezik të lartë, të tilla si izotretinoina dhe litiumi;
Gratë me kushte mjekësore para-ekzistuese, siç është diabeti, janë gjithashtu në një rrezik më të lartë për të pasur një fëmijë me defekt lindjeje.
Si diagnostikohen defektet e lindjes?
Shumë lloje të defekteve të lindjes mund të diagnostikohen gjatë shtatëzënësisë.
Një profesionist i kujdesit shëndetësor mund të përdorë ultratinguj para lindjes për t’i ndihmuar ata të diagnostikojnë defekte të caktuara të lindjes në mitër.
Mund të bëhen opsione më të hollësishme të shqyrtimit, siç janë testet e gjakut dhe amniocenteza (marrja e një mostre të lëngut amniotik).
Këto teste u ofrohen zakonisht grave që kanë shtatëzani me rrezik më të lartë për shkak të historisë familjare, moshës së përparuar të nënës ose faktorëve të tjerë të njohur./Gazeta Shneta /