Kafeina është droga më popullore dhe më gjerësisht e përdorur në botë. Në fakt, 85 për qind e popullsisë së SHBA e konsumon çdo ditë.
Por a është mirë për të gjithë?
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor, rreth 31 për qind e të rriturve të SHBA-së do të përjetojnë në një moment në jetën e tyre një çrregullim ankthi thotë healthline, përcjell Gazeta Shneta.
Manuali diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore – udhëzuesi i publikuar nga Shoqata Psikiatrike Amerikane dhe e përdorur nga profesionistët e kujdesit shëndetësor për diagnozën e çrregullimeve mendore – aktualisht liston katër çrregullime të lidhura me kafeinë:
1) Intoksikimi me kafeine;
2) Mbyllja në vetvete;
3) Ç’rregullimi i paspecifikuar i kafeinës;
4) Ç’rregullime të tjera të nxitura nga kafeina (çrregullimi i ankthit, çrregullimi i gjumit)
Një studim i vitit 2008 tregoi se si kafeina rrit vigjilencën duke bllokuar një lëndë kimike të trurit (adenozinë) që ju bën të ndiheni të lodhur, ndërsa në të njëjtën kohë nxit lirimin e adrenalinës që njihet për të rritur energjinë.
Nëse shuma e kafeinës është mjaft e lartë, këto efekte janë më të forta, duke rezultuar në ankthin e nxitur nga kafeina.
Sipas Harvard Medical School, përdorimi i kafeinës mund të imitojë simptomat e ankthit të cilat përfshijnë:
-nervozizëm; – shqetësim; – probleme me gjumin;
– shkalla e shpejtë e ritmit të zemrës; -probleme gastrointestinale; /Gazeta Shneta/