Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaqet e zakonshme të problemeve të fertilitetit tek gratë, sipas ekspertëve mjekësor

Femina 30/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
fertiliteti
Photo taken in Loei, Thailand
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Njëmbëdhjetë për qind e çifteve të moshës riprodhuese në Shtetet e Bashkuara kanë probleme për të konceptuar ose mbajtur një shtatzëni.

Rreth një e treta e këtyre rasteve, janë për shkak të problemeve të fertilitetit të femrave, një e treta e problemeve të fertilitetit të meshkujve dhe pjesa tjetër për faktorë që përfshijnë të dy partnerët ose për shkaqe të pashpjegueshme, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Nëse keni pasur marrëdhënie intime të rregullta dhe të pambrojtura për më shumë se një vit pa mbetur shtatzënë (ose gjashtë muaj nëse jeni më të vjetër se 35 vjeç), vizitoni mjekun tuaj rreth konsultave të përgjithshme.

Rreth 65 përqind e çifteve që marrin trajtim për një problem të fertilitetit janë përfundimisht në gjendje të kenë një shtatzëni të suksesshme, sipas ‘Resolve’, shoqata kombëtare e infertilitetit.

Problemet e ovulacionit

Problemi i ovulacionit ndodh kur vezët nuk piqen në vezore ose kur vezoret nuk arrijnë të lëshojnë një vezë të pjekur. Kjo nganjëherë njihet si dështimi i parakohshëm i vezoreve.

Problemet e ovulacionit janë të zakonshme tek gratë me infertilitet.

Simptomat e mundshme: Mungesa ose e rrallë periodash, gjakderdhje menstruale jashtëzakonisht e lehtë ose e rëndë, mungesa e simptomave të tilla paramenstruale si fryrje ose ndjeshmëri e gjirit.

Zgjidhjet e mundshme: Menaxhimi i peshës trupore nëse është shumë i ulët ose shumë i lartë, marrja e barnave të fertilitetit (me ose pa inseminim artificial) dhe kryerja e fekondimit in vitro (IVF).

Shkalla e suksesit: 30 deri në 40 përqind e grave që marrin barin klomifen për të nxitur ovulimin mbeten shtatzënë në ciklin e tretë të trajtimit. Kur barnat e fertilitetit për të rritur prodhimin e vezëve kombinohen me fekondimin artificial, shkalla e shtatzënisë është midis 10 dhe 20 për qind për cikël trajtimi.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Endometrioza

Endometrioza është një gjendje që ndodh kur indet që gjenden normalisht në mukozën e mitrës (indi endometrial) rritet jashtë mitrës, zakonisht në bark ose legen.

Simptomat e mundshme: Disa gra nuk kanë simptoma, ndërsa të tjerat kanë perioda ose marrëdhënie intime të dhimbshme, gjakderdhje të rëndë ose njolla të pazakonta dhe dhimbje të përgjithshme të legenit.

Zgjidhjet e mundshme: Kirurgji për heqjen e indit endometrial ose hapjen e tubave fallopiane të bllokuara, barna për fertilitet (me ose pa inseminim artificial) dhe IVF.

Shkalla e suksesit: Një studim i madh zbuloi se 30 për qind e grave me infertilitet të lidhur me endometriozën në fazën e hershme mbetën shtatzënë natyrshëm brenda tre vjetësh pas operacionit laparoskopik për të hequr indin endometrial.

Cilësi e dobët e vezëve

Cilësia dhe numri i vezëve që prodhojnë vezoret – natyrisht ose me trajtimin e fertilitetit – bie ndjeshëm pas moshës 35 vjeçare.

Simptomat e mundshme: Asnjë.

Zgjidhjet e mundshme: Medikamente për fertilitetin, IVF duke përdorur vezët tuaja, IVF me vezë donatore ose embrione donatore.

Shkalla e suksesit: Gratë që bëjnë IVF duke përdorur vezë donatore kanë një shans përafërsisht 55 përqind për të pasur një fëmijë për çdo cikël IVF.

test

Sindroma e vezores policistike

Sindroma e vezores policistike (PCOS), është një gjendje në të cilën folikulat e vegjël në vezore nuk zhvillohen në folikulat më të mëdhenj dhe të pjekur që lëshojnë vezë. Karakterizohet gjithashtu nga pabarazitë hormonale dhe modelet e paparashikueshme të ovulacionit.

Simptomat e mundshme: perioda të parregullta, rritje e tepërt e flokëve, puçrra fytyre dhe obezitet.

Zgjidhjet e mundshme: Modifikimet e stilit të jetesës (si dieta dhe stërvitja), bari citrati i klomifenit, barnat e injektimit të fertilitetit, shpimi i vezoreve (një procedurë kirurgjikale që mund të shkaktojë ovulimin) dhe IVF. Tek gratë me intolerancë ndaj glukozës, bari i diabetit metformina (Glucophage) mund të ndihmojë gjithashtu në rivendosjen e ovulacionit të rregullt.

Shkalla e suksesit: Shumë paciente me mbipeshë që humbin 5 deri në 10 për qind të peshës së tyre trupore fillojnë të ovulojnë rregullisht. Për gratë me PCOS që marrin citrat klomifen, shkalla e shtatzënisë për cikël trajtimi është rreth 18 përqind. Për gratë e trajtuara me shpime ovariane, me shanse rreth 50 përqind të mbeten shtatzënë brenda një viti.

Faktorët tubal

Tubat fallopiane të bllokuara ose të dëmtuara, parandalojnë hyrjen e spermës në vezën tuaj dhe gjithashtu parandalojnë që veza e fekonduar të arrijë në mitër. Shkaqet kryesore të problemeve të tubave përfshijnë sëmundjet inflamatore të legenit, infeksionet seksualisht të transmetueshme (si klamidia) dhe operacionet e mëparshme të sterilizimit.

Simptomat e mundshme: Asnjë.

Zgjidhjet e mundshme: Kirurgji për hapjen e tubave. Nëse operacioni dështon, ose nëse tubat janë shumë të dëmtuara për t’u riparuar, ato mund të hiqen përpara se të bëni IVF në mënyrë që të përmirësoni shanset tuaja për shtatzëni.

Normat e suksesit: Normat e konceptimit pas operacionit ndryshojnë shumë, në varësi të vendndodhjes dhe ashpërsisë së bllokimit të tubit dhe sasisë së indit të mbresë pas operacionit që zhvillohet. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSkriningu në nivelin e testimeve te të porsalindurit: Çfarë duhet të mbulojë kjo fushë?
Artikulli i rradhës Shtimi i peshës tek të porsalindurit tuaj: Si mund të përkufizohet një peshë e shëndetshme?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.