Miliona gra kanë përjetuar lindje të dhimbshme – dhe me të gjitha tregimet e tmerrshme që kemi dëgjuar, ulërimat që dëgjojmë në pjesën e sallës së lindjes në spital, filmat që shikojmë duke paraqitur lindje të dhimbshme dhe statistikat që lexojmë për operacionet cezariane – është shumë e lehtë për të besuar se lindja është një proces i dhimbshëm që gratë duhet të jenë të gatshme të “mbështjellin veten”.
Lindja me anë të hipnozës është një koncept që përfshin vet-hipnozën dhe teknikat relaksuese për gratë gjatë procesit të lindjes. Në vitin 1942, instruktorja angleze Grantly Dick-Read shkroi një libër të titulluar “Lindja pa frikë”, e cila prezantoi idenë e hipnoterapisë në lindjen e fëmijës, transmeton Gazeta Shneta.
Lindja me hipnozë bazohet në thënien se frika është ajo që kontribuon në dhimbjen e përjetuar nga kaq shumë gra gjatë një lindjeje dhe se nëse një grua mëson se si të relaksoj trupin dhe mendjen e saj, ajo do të përjetojë shumë më tepër rehati gjatë lindjes.
Rreth 70% e nënave që përdorin këtë metodë nuk kanë nevojë për mjekim të dhimbjeve. Ato janë të vetëdijshme dhe të angazhuar në procesin e bukur të lindjes së fëmijës së tyre./Gazeta Shneta/