Gjatë javës së 17 zhvillohet ndjeshmëria në prekje të abdomenit, ndërsa gjer në javën e 32 të gjitha pjesët e trupit të foshnjes në bark janë të ndjeshme në nxehtësi, në të ftohtit, në shtypje apo dhembje.
Cilat shije i njeh foshnja gjatë qëndrimit në barkun e nënës?
A i ndjen aromat foshnja gjatë qëndrimit në barkun e nënës?
Hunda zhvillohet në mes të javëve 11 dhe 15 të shtatzanisë. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në barkun e nënës e ndjen aromën e lëngut amniotik, i cili dallon nga aromat e ushqimit të nënës. Në lëngun amniotik janë zbuluar mbi 120 aroma të ndryshme të cilat i ndjen foshnja, transmeton Gazeta Shneta.
A ndëgjon foshnja në barkun e nënës?
Shqisa e ndëgjimit fillon të zhvillohet në javën e tetë të shtatzanisë. Në javën e 18 formohet veshi i mbrendshëm dhe nervat e trurit janë të zhvilluara mjaftueshëm ashtu që foshnja juaj ndëgjon të rrahurat e zemrës suaj. Rreth javës së 25 të shtatzanisë foshnja ndëgjon zërat e jashtëm, ndërsa gjer në javën e 27 fillon njohjen e zërave.
A mund të sheh foshnja gjatë kohës që ndodhet në barkun e nënës?