Gjatë shtatzënisë, femra pëson ndryshime hormonale, fizike dhe psikologjike.
Shumë gra shtatzëna janë të pakënaqura me çarjet e lëkurës dhe me transformimet e tjera në trupin e tyre gjatë kësaj periudhe. Për këtë arsye, kujdesi i gruas shtatzënë është thelbësor gjatë nëntë muajve të shtatzënisë.
Ne propozojmë shtatë hapa të thjeshtë për kujdesin e nevojshëm për të mbajtur një trup të shëndetshëm dhe të bukur, shkruan Living.
1. Pastrimi i lehtë. Dihet se shtatzënia ndikon shumë në elasticitetin e lëkurës. Më konkretisht, shtimi në peshë krijon celulit dhe çarje të lëkurës. Për këtë arsye, një pastrim i lehtë i lëkurës duhet bërë një herë në javë me një produkt të veçantë, që lëkura të rifreskohet, të jetë elastike dhe e shëndetshme. Kjo ndihmon edhe në parandalimin e çarjeve dhe shfaqjes së celulitit.
2. Masazhi. Masazhi me vajra specialë (vaj bajame ose ulliri) ndihmon lëkurën për të përballuar këto transformime. Le të mos harrojmë se masazhi duhet të bëhet me kujdes nga një person i specializuar.
3. Maska e fytyrës. Shtatzënia mund të shkaktojë dhe puçrra ose ndryshime të tjera në lëkurë. Lëkura e fytyrës duhet pastruar përditë dhe të hidratohet herë pas here me një maskë fytyre. Llojin e saj, ju mund ta diskutoni me mjekun tuaj.
4. Kujdesi për gjirin. Së shpejti gjinjtë do të bëhen më të rëndë dhe më të mëdhenj. Lëkura është shumë e ndjeshme dhe rekomandohet masazh i butë i gjirit me hidratues të pasur me vitaminë E dhe A. Një mënyrë shumë efikase për t’i mbajtur gjinjtë të butë është masazhimi i tyre, pas muajit të gjashtë të shtatzënisë, me vaj bajame ose me kremra specialë që gjenden në farmaci. Ky lloj masazhi hidratues shmang në maksimum çarjen e tyre në momentin që bebja fillon të pijë.
5. Ndalohen banjat me ujë të nxehtë. Është domosdoshmëri të dini se gjatë shtatzënisë, nuk duhet të bëni banja me ujë të nxehtë. Lëkura është shumë e ndjeshme ndaj ujit të nxehtë. Në muajt e fundit të shtatzënisë, dushi me ujë të nxehtë mund të provokojë edhe lindje para kohe. Mund të bëni dushe të shpejta me ujë të ngrohtë. Në muajt e fundit të shtatzënisë, dushi me ujë të nxehtë mund të provokojë edhe lindje para kohe. Mund të bëni dushe të shpejta me ujë të ngrohtë.
6. Ujë, ujë, ujë! Uji ndihmon heqjen e toksinave dhe i jep elasticitet lëkurës. Gjatë shtatzënësisë, sasia e ujit duhet të jetë më e lartë për të mbrojtur lëkurën.
7. Lëvizja. Ecja gjatë shtatzënësisë bën mrekulli në të gjitha aspektet. Kjo ju mban në formë, ju rrit moralin dhe ju ndihmon të rifitoni besimin.