Seksi në shtatzëni, këshilla për ta përjetuar sa më mirë

2017-03-11 në ora 21:01

Për shumë çifte, muajt e shtatzënisë shndërrohen në një periudhe të mungesës totale të marrëdhënieve seksuale, për shkak të frikës që rrjedhin nga tabu të cilat në të vërtetë janë veçse të gabuara.

E vërteta është se seksi gjatë kësaj periudhe madje është i rekomanduar pasi bart me vete shumë benefite, madje më shumë se sa mendohet.

Përgjithësisht gjatë periudhës se shtatzënisë femrat reflektojnë një rënie ëe dëshirës për shkak të përqendrimit të saj tek fëmija që do të vije. Por në rastet kur kjo dëshirë lind, përvojat kanë treguar se gjatë kësaj periudhe ato janë në gjendje të zbulojnë më shumë feminilitet, pasion, forcë seksuale me intensive së më parë. Me përjashtim të rasteve kur kjo gjë ju ndalohet me porosi të posaçme mjekësore, seksi në çift në ketë situate është në gjendje të prodhoje vetëm pozitivitet.

Refuzimi i marrëdhënieve seksuale gjatë shtatzënisë mund të jetë i detyruar vetëm në rastet kur kemi të bëjmë me probleme që komplikojnë lindjen e fëmijës dhe barrën në përgjithësi. Por edhe kur këto probleme kalohen, mund t’i rikthehemi përsëri atyre.

Por seksi gjatë shtatzënisë është i rekomandueshëm edhe për shëndetin e fëmijës. I vendosur në qeskën amniotike dhe i mbrojtur nga muskuj dhe mukus, ai është plotësisht i pa prekur nga ngacmimet që vijnë në këtë rast. Por hormonet endorfine që prodhon nëna gjatë aktit seksual, ndikojnë pozitivisht edhe tek ai.

Çështja ndryshon kur jemi nga fundi i barrës dhe si të thuash edhe një tjetër “dëshmitar” është afruar në çift, çka psikologjikisht ndikon edhe tek çifti që në këtë moment ndalon marrëdhëniet.

Gjithsesi, raportet në çift deri në ditët e fundit nuk bëjnë veçse mirë, e shtrirë kjo edhe në planin e forcimit edhe më shumë të mirëkuptimit dhe dashurisë në çift.