Shtatë sekretet që të gjithë prindërit e rinj duhet të dijnë, në lidhje me marrëdhënien seksuale

2017-07-18 në ora 12:51

Në momentin që fëmija vjen në jetë duket se jeta seksuale ecën me ritme më të ngadalta, pra marrëdhëniet nuk janë më të shpeshta si më parë në disa raste.

Si të përmirësojmë jetën seksuale pas lindjes?

  • Mos e largoni bashkëshortin dhe mos pranoni ofertën që ai mund të bëjë për t’u larguar nga dhoma e gjumit në mënyrë që ju të fleni bashkë me fëmijën. Kjo do të ndikojë negativisht në marrëdhënien intime.
  • Jo gjithmonë duhet të përfundojë në një marrëdhënie të plotë. Pra mund të mjaftoheni edhe me puthje dhe përkëdhelje. Jo gjithmonë kënaqësi të fal vetëm marrëdhënia seksuale.
  • Qetësohuni ndërsa fëmija fle gjumë. Mos përfitoni nga kjo kohë vetëm për të bërë punët e shtëpisë por edhe për t’u qetësuar pranë partnerit tuaj.
  • Përmirësoni kohën që kaloni me partnerin tuaj. Krijoni një ambient relaksues dhe më pas e ftoni atë të vijë pranë jush. Flisni dhe qëndroni pranë, kjo do të jetë një hap i rëndësishëm për një marrëdhënie seksuale më të mirë.
  • Mos pretendoni të keni momente privatësie nëse nuk i kërkoni ato. Pra, nëse druheni nga fëmija që keni në dhomë (ka shumë prindër që mendojnë se fëmija nga mosha 12 mujore nuk duhet të shikojë marrëdhënien e tyre), mund të rregulloni dhomën e fëmijës dhe ta kontrolloni atë me monitoruesine bebeve.
  • Përpiquni të joshni njëri-tjetrin. Rregulloni pamjen tuaj, kujdesuni për higjenën, vishni të brendshme seksi edhe pse mund të ndiheni disi e shëndoshë pas lindjes. Përpiquni të bëheni e bukur për ju dhe bashkëshortin tuaj.
  • Nëse marrëdhënia nuk ndodh në mënyrë spontane, kërkojeni ju atë! Mund të ndodhë, dhe është shumë normale të largoheni disi nga njëri-tjetri përsa i përket marrëdhënies tuaj, prandaj do të ishte mirë të flisnit hapur me partnerin dhe t’i shprehnit sa ju mungon marrëdhënia intime që kishit më parë./pernenat.al/