Doktoresha 30-vjeçare Mjellma Domi-Gagica, është në pritjen e dytë të ëmbël pas lindjes së Zanit i cili tani ka mbushur tre vjet.
Mjekja e re e cila është specializante e kirurgjisë maksillofaciale, thotë se shëndeti dhe siguria e foshnjës është në radhë të parë për të. Për këtë arsye ajo ka vendosur që të bëj Testin Nifty për të mësuar nëse fetusi po zhvillohet normalisht dhe pa ndonjë anomali.
“Po, kjo është shtatzënia ime e dytë. Në shtatzëninë e parë nuk kam pasur rastin të dëgjoj për testin Nifty, prandaj kam bërë një prej metodave standarde të skriningut. Këtë herë ndihem më e sigurtë për shkak të saktësisë mbi 99% të rezultateve të testit Nifty”, ka deklaruar Dr. Mjellma.
Lexoni intervistën e saj të plotë:
TË LUTEM A MUND TË MË TREGOSH MË SHUMË PËR VETEN? TI JE DOKTORESHË, E CILES FUSHË?
Unë jam Mjellma Domi Gagica, jam 30 vjeçare, jam mjeke e përgjithshme dhe së shpejti specializante e kirurgjisë maksillofaciale. Po ashtu, jam nëna e Zanit, i cili është pothuajse 3 vjeçar.
MJELLMA, SIGURISHT JU E DINI SA I RËNDËSISHËM ËSHTË SHËNDETI. ÇFARË DO TË THOTË SHËNDETI I BEBES TËNDE PËR TY?
Shëndeti është pasuria më e madhe. Një foshnje e shëndoshë është gjëja më e rëndësishme në botë për mua. Shëndeti i bebes është shumë i rëndësishëm qysh nga momenti i parë që ti e kupton për shtatzëninë dhe pastaj ajo vazhdohet edhe pas lindjes së fëmijës – mënyra e ushqyerit, mënyra e jetesës por edhe shumë e rëndësishme, edhe shëndeti mendor i cili ndikon shumë në një rritje normale të fëmijës.
ME SA KUPTOVA, KJO ËSHTË SHTATËZANIA YTE E DYTË. TË LUTEM MË TREGO SI ËSHTË NDRYSHE NGA E PARA?
Po, kjo është shtatzënia ime e dytë. Në shtatzëninë e parë nuk kam pasur rastin të dëgjoj për testin Nifty, prandaj kam bërë një prej metodave standarde të skriningut. Këtë herë ndihem më e sigurtë për shkak të saktësisë mbi 99% të rezultateve të testit Nifty.
Për të mësuar më shumë për Testin Nifty Klikoni KËTU.
KUR PO VENDOSJE PËR TESTET PRENATALE? CILAT TESTE I VENDOSE PERVEÇ ULTRAZËRIT DHE PSE?
Doktori më rekomandoi që të vendosi në mes të disa testeve prenatale të ndryshme që prej vizitës që pata në javen e 10-të të shtatzënisë. Unë vendosa që përveç ultrazërit të bëj edhe testin Nifty për disa arsye. Përveç që është testi më i saktë që na njofton për disa nga çrregullimet gjenetike më të shpeshta, siç është Sindroma Down, mund të bëhet që nga java e 10-të e shtatzënisë, dhe gjithashtu ai është një test jo-invaziv, pra pa rrezikshmëri për nënën e as për frytin. Gjithashtu pas disa hulumtimeve në internet, kuptova qe testin NIFTY, e kane bere mbi 5 milion gra shtatzëne, pra është diçka e vërtetuar nga shumë njerëz, që është më i miri.
SI ISHTE EKSPERIANCA YTE ME TESTIN NIFTY?
Të bësh testin Nifty ishte një procedurë shumë e thjeshtë. Nevojiten vetëm 10 ml gjak nga nëna, që të bëhet analiza për detektimin e anomalive kromozomale. Pastaj pritet 7 ditë për rezultate.
ÇFARË NDJENJE PATE KUR DOKTORI T’I TREGOI REZULTATET?
U ndjeva shumë e gëzuar dhe e lehtësuar që rezultatet ishin në rregull.
A DO JA KISHE REKOMANDUAR TESTIN NIFTY EDHE NËNAVE TJERA?
Absolutisht. Testi Nifty është testi i duhur për çdo nënë e cila ka dyshime apo don të sigurohet për zhvillimin e frytit. Po ashtu, për nënat kureshtare lidhur me gjininë e foshnjës, testi Nifty tregon edhe për gjininë që nga java e 10-të.
Për të mësuar më shumë për Testin Nifty Klikoni KËTU.
Artikull i sponsorizuar