Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia, një “maratonë metabolike”: Trupi i gruas shpenzon mbi 49 mijë kalori për të zhvilluar një jetë brenda saj

Këshilla për shtatzëna 22/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të qenit shtatzënë është një nga proceset më të lodhshme – jo vetëm fizikisht, por edhe metabolikisht, tregon një studim i ri i botuar në revistën “Science”.

Sipas studimit, trupi i një gruaje shpenzon rreth 49,753 kalori gjatë shtatzënisë për të krijuar dhe mbajtur një foshnjë – ekuivalente me 164 çokollata Snickers, thekson bashkautori Dr. Dustin Marshall, profesor i biologjisë evolucionare në Universitetin Monash të Melburnit, raporton CNN përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan të dhëna nga mijëra artikuj shkencorë që përfshinin lloje të ndryshme speciesh, për të vlerësuar koston energjetike të riprodhimit. Ata zbuluan se shtatzënia kërkon shumë më tepër energji sesa mendohej më parë, jo vetëm tek njerëzit, por edhe në natyrë.

Dr. Samuel Ginther, bashkautor i studimit, theksoi se pjesa më e madhe e energjisë së trupit gjatë shtatzënisë shkon për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e fetusit, ndërsa vetëm rreth 10% e saj përfundon te vetë foshnja. Kur përfshihen edhe kostot e laktacionit, foshnja përfaqëson më pak se 5% të investimit total energjetik të nënës.

Sipas Dr. Eve Feinberg, profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin Northwestern, ky studim “hedh dritë mbi realitetin biologjik të rraskapitjes që përjetojnë gratë shtatzëna” dhe thekson rëndësinë e kuptimit të nevojave reale ushqyese dhe metabolike gjatë kësaj periudhe. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakDogana ndalon dhjetëra raste kontrabande gjatë muajit tetor
Artikulli i rradhës Lidhja e mundshme midis një virusi të zakonshëm të zorrëve dhe sëmundjes Alzheimer

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.