Gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare u testuan 439 mostra dhe prej tyre 96 rezultuan pozitive.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Prishtinës 19 raste, komuna e Prizrenit 19 raste, komuna e Mitrovicës 15 raste, komuna e Pejës 6 raste, komuna e Vitisë 6 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Drenasit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme u shëruan edhe 29 pacient. /GazetaShneta/