Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shumë gra preken nga infeksionet urinare, si shkak i këtij veprimi të shpeshtë

Femina 05/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndoshta jeni në një marrëdhënie “fringo”, ose sapo keni shkuar në një udhëtim romantik me bashkëshortin, apo keni lidhje në distancë të largët dhe më në fund jeni takuar me partnerin. Sido qoftë arsyeja, duhet të dini se nëse kryeni marrëdhënie shumë herë në një periudhë të shkurtër kohe, mund të përfundoni me një efekt anësor të padëshirueshëm: infeksion urinar.

Nëse jeni prekur nga ky infeksion i mërzitshëm dhe i dhimbshëm njëkohësisht, nuk jeni të vetmet. Madje, ekspertët kanë edhe një emër për të: cistitet e muajit të mjaltit.

Mund të tingëllojë bukur, por ekspertët e përdorin këtë term për të shpjeguar tendencën e femrave për t’u prekur nga infeksion pasi kanë kryer marrëdhënie shumë herë.

“Uretra – tubi që fillon nga jashtë deri në fshikëzën e uirnës – është me pak fjalë afër vagjinës”, thotë obstetër-gjinekologia Mary Jane Minkin, profesoreshë tek Shkolla Mjekësore Yale. Kur kryeni marrëdhënie seksuale, bakteri nga vagina mund të prekë retrën dhe nga aty kalon në fshikëz. Dhe, kur kryeni marrëdhënie shumë herë në një periudhë të shkurtër kohe, rrezikoheni më shumë nga ky infeksion.

Çfarë mund të bëni për këtë? Ekspertët sugjerojnë lubrikimin për të parandaluar irritimin i cili i tërheq më shumë infeksionet. Po ashtu, urinimi para dhe pasi të kryeni marrëdhënie seksuale mund t’ju ndihmojë.

Një mënyrë tjetër janë ekstraktet e boronicës të cilat i mbajnë infeksionet larg nga fërkimi me muret e fshikëzës. Mund të konsultoheni edhe me mjekun për të marrë antibiotikë sa herë që kryeni marrëdhënie, kështu do të rriten nivelet e antitrupave në urinë.

Mirëpo, nëse keni shumë kohë me një infeksion të tillë, ekspertët sugjerojnë një kontroll tek mjeku urolog për të parë nëse keni ndonjë problem me fshikëzën që ju rrezikon nga këto infeksione. Mos u shqetësoni, mjeku do të ketë një sërë zgjidhjes që janë më pak drastike sesa heqja dorë nga seksi./Gazeta Shëndeti/

Artikulli paraprakReceta për rritjen e flokëve që po i len mjekët me gojë të hapur!
Artikulli i rradhës Gazetarja shqiptare merr “dhuratën” nga vajza e saj e vogël (Foto)

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.