Ora biologjike duket se do të kthehet prapa. Vitin e ardhshëm shkenca do të sheh gruan e parë në menopauzë që do të lind bebe duke përdorur fekondimin e vezëve të saj.
Në fillim të këtij viti, një klinikë gjinekologjike në Athinë të Greqisë kishte thënë se kanë arritur që të bëjnë një zbulim tek pacientët e tyre. Skuadra injektoi vezët e grave me plazma të pasura të trombocitëve nga gjaku i tyre. Kjo qasje përdoret gjerësisht për eshtrat dhe lëndimet e kockave – ideja është që të fillohet nga qelizat burimore, edhe pse mjekët ende e pranojnë se studimi është ende i paqartë.
Skuadra thotë se ata kanë arritur që të fekondojnë vezët tek pacientet e tyre. Ata tani planifikojnë që të transplantojnë disa nga këto embrione dhe nëse ato zhvillohen normalisht foshnje nga nëna në menopauze do të lindin në vitin 2017. Tretmani po ashtu është ofruar në klinikat të New Yorkut dhe Egjiptit, transmeton Gazeta Express.
Për momentin nuk ka rrugë tjera që gratë në menopauzë të bëhen nëna. Disa grupe kanë provuar që të ri-shërojnë vezët duke bërë shkëmbimin e mitokondrisë me vezë të grave më të reja. Mitokondria prodhon shëndetin e qelizës, kurse shpresa është që me ndihmën e grave të reja, qelizat e vezoreve që janë tek gratë në menopauzë, mund të ndahen më mirë dhe të kenë më pak gabime gjenetike.
Një tjetër mënyrë për të nxjerr qelizat embrionale nga vezoret e grave është duke pjekur vezë të reja në laborator. Nëse kjo funksionon, do ti jep mundësi grave te të gjitha moshave që të prodhojnë vezë të reja.
Studimi ka nxitur një debat të madh për qelizat ovariane që në të vërtetë ekzistojnë. Por, kjo nuk i ka ndaluar ekipet hulumtuese pranë klinikave nëpër botë të cilët përpiqen që ti fekondojnë ato. Shumica e kësaj pune është bërë në mënyrë të fshehtë, andaj mediat pak dinë se a do të këtë shtatzëni të suksesshme të grave në menopauzë – por ajo që është e sigurt kjo do të mund të ndodh më 2017.