Ekzistojnë shumë faktorë të cilët sjellin probleme me bllokimin e hundëve, siç janë: të ftohtit, gripi apo edhe alergjia.
Megjithatë, neglizhenca e bllokimit të hundëve nga prindërit e simptomat e ngjashme me to nuk duhet neglishuar.
Tek foshnjat në moshë të re, bllokimi i hundëve mund të jetë indikator i problemeve me mushkëritë apo veshët.
Ftohjet e foshnjave zgjasin deri në 14 ditë, ndërsa nëse hundët vazhdojnë të jenë të bllokuara, kjo mund të jetë shenjë e një infeksioni të sinusit.
Kur fëmija kalon 3-muajsh, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes përbëjnë më pak rrezik, megjithëse kohëve të fundit këto probleme janë bërë shumë të shpeshta dhe një fëmijë mund të preket rreth 8 herë në vit nga infeksione të tilla.
Problemi më i madh i bllokimit të hundëve është se krijon vështirësi në pirjen e qumështit. Nëse fëmija do të zgjedhë mes frymëmarrjes dhe ushqyerjes, sigurisht që frymëmarrja fiton. Pra sa më mirë t’i pastroni hundët e fëmijës aq më mirë është për ta.
Mënyra më e mirë e pastrimit të hundëve është duke i thithur me aspiratorë nazal ose pompa thithëse, por jo më shumë se 3-4 herë në ditë, sepse kanalet e hundës së foshnjave janë shumë delikate dhe mund të dëmtohen. Sado të bllokuar të jenë, mos e teproni me përdorimin e tyre, sepse vërtet mund t’i zhbllokoni hundët, por ju shkaktoni një dëm shumë të madh.
Por nëse i hiqni rrobat fëmijës dhe vëreni se brinjët e tyre lëvizin shumë e marrin frymë më shpejt se zakonisht, kjo është një shenjë që duhet të lajmëroni pediatrin./pernenat.al/