Sa herë që nuhasim diçka, hunda dhe truri punojnë së bashku për të identifikuar qindra grimca shumë të vogla të padukshme, të njohura si molekula ose kimikate, të cilat lundrojnë në ajër. Nëse na nuhatim, më shumë prej këtyre molekulave mund të arrijnë në brendësinë e vrimave tona dhe është më e lehtë të nuhasim atë erë.
Fakti që kemi dy flegra ose vrima të hundës do të thotë se mund të zbulojë dallime të vogla në numrin e molekulave që arrijnë në secilin prej këtyre vrimave, kështu që ne mund të gjurmojmë erën se nga po vie, njëlloj si qentë gjurmues, transmeton GazetaShneta.
A keni provuar ndonjëherë ta ndiqni origjinën se nga vjen një erë? Provojeni ta bëni vetëm me njërën vrimë të hunës dhe do e vëreni se sa ë vështrië është ta bëni kur keni një hundë të bllokuar.
Ndjenja e të nuhaturit na ndihmon gjithashtu të shijojmë ushqimin. Kjo është arsyeja pse shijet e ushqimit janë pothuajse pa asnjë shije kur hunda juaj bllokohet.
Brenda flegrave tuaja, ka gjëra të vogla që quhen neuronet që “flasin” me njëri-tjetrin duke përdorur mesazhe elektrike njëlloj si truri ynë, raporton “Health Line”.
Këto neurone janë përgjegjëse përse ne mbajmë në mend disa erëra të caktuara. Për këtë shkak ju mund të rikujtoni erën e gjyshes, të dhomës ku jeni rritur etj. këto neurone mund edhe të provokojnë emocione apo të risjellin kujtime nga shumë vite më parë.
Shumica e njerëzve do të arrijnë të bëjnë ndarjen e aromës së portokallit me atë të kafesë por ende nuk është e ditur se cilat pjesë të organizmit detektojnë erën e portokallit dhe cilat të kafesë. Në anën tjetër, njerëzit që merren me krijimin e parfumeve ose gustorët e verës kanë aftësi që të detekojnë aromat edhe kur ato përzihen me njëra-tjerën./GazetaShneta/