Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si induktohet procesi i lindjes së fëmijës, shkaqet që mund të sjellin në situata të tilla

Këshilla për shtatzëna 11/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çfarë do të thotë të “nxitësh lindjen?” Shkaktimi i lindjes së qëllimshme është fillimi artificial i procesit të lindjes përmes ndërhyrjeve mjekësore ose metodave të tjera.

Nëse induksioni nuk është bërë për arsye mjekësore ose si urgjencë, kjo konsiderohet me zgjedhje të vet nënës shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Sidoqoftë, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, lindja duhet të shkaktohet vetëm kur është më e rrezikshme që foshnja të mbetet brenda mitrës së nënës sesa të lindë.

Cilat janë disa arsye mjekësore për nxitjen e lindjes?

Nxitja e lindjes ka të ngjarë të shkaktohet kur kemi gjendje si:

– Ndonjë ndërlikim me hipertensioni, preeklampsia, sëmundja e zemrës, diabeti gestacional ose gjakderdhje gjatë shtatzënisë.

– Pastaj kur foshnja rrezikon të mos marrë lëndë ushqyese dhe oksigjen të mjaftueshëm nga placenta.

– Në rastet kur qesja amniotike është çarë, por lindja nuk ka filluar brenda 24-48 orëve.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Si induktohet procesi i tillë i lindjes?

Procesi i lindjes mund të nxitet nga metodat e mëposhtme:

– Medikamente

Prostaglandina: Supozitorët futen në vaginë gjatë mbrëmjes duke bërë që mitra të hyjë në lindje deri në mëngjes.

Një avantazh i kësaj metode është se nëna është e lirë të lëvizë nëpër dhomën e lindjes.

Oksitocina: Trupi natyrshëm prodhon hormonin oksitocin për të stimuluar kontraktimet. Pitocina dhe Sintocinona janë ilaçe të markës që janë forma të oksitocinës.

Ato mund të jepen përmes injektimit intravenoz në doza të ulëta për të stimuluar kontraktimet.

Avantazhet e oksitocinës janë se mund të fillojë lindjen, e cila mund të mos ketë filluar më vete dhe mund të përshpejtojë ritmin e procesit të lindjes.

Mirëpo, kemi dhe disavantazhet e barit të oksitocinës kur lindja mund të përparojë shumë shpejt, duke bërë që kontraktimet të bëhen të vështira për tu menaxhuar pa ilaçe kundër dhimbjes.

Oksitocina mund të ketë nevojë të ndërpritet nëse kontraktimet bëhen shumë të fuqishme dhe janë afër njëra-tjetrës.

– Prishja artificiale e membranave

Kur qesja amniotike, prishet ose çahet – prodhimi i prostaglandinës rritet, duke përshpejtuar kontraktimet.

Disa ofrues të kujdesit shëndetësor mund të sugjerojnë çarjen e membranës amniotike në mënyrë artificiale. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto janë simptomat kryesore të infeksionit maja gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës ‘Shkencëtari’ Driton Vela ngrit dyshime se mjekët po abuzojnë me barnat e shtrenjta

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.