Fëmija mësohet të pijë më orar në qoftë se nëna e vë në jetë këtë rregull që në ditët e para pas lindjes. Fëmijët përshtatën shpejt dhe e pëlqejnë ushqyerjen me orar.
Në rast së fëmijën nuk e vëmë në gji me orar, ai do të mësohet të pijë në mënyrë të çrregullt, kohë pa kohë dhe qumështi do të zërë qumështin ende pa tretur në stomakun e tij. Këta fëmijë nuk janë të qetë dhe qajnë shpesh pa arsye të dukshme. Nëna përpiqet ta qetësojë atë duke e vendosur përsëri në gji.
Kjo mënyrë të ushqyeri i sjell dëme fëmijës. Ushqyerja e çrregullt, pa boshatisje të plotë të gjirit, bëhet shkak për pakësimin e ndjeshëm të qumështit. Ushqyerja e çrregullt pengon ritmin e përshtatshëm të jetës së nënës, gjumin e pushimin e saj. Oraret e ushqyerjes së fëmijës me gji ndryshojnë me moshën e fëmijës, me peshën dhe me gjendjen shëndetësorë.
Përbërja e qumështit të nënës
Qumështi i nënës ka përbërje të tillë që i përshtatët plotësisht nevojave të foshnjës gjatë 5-6 muajve të parë të jetës.
Qumështi i nënës tret plotësisht dhe me lehtësi nga organizmi dhe aparati tretës i fëmijës. Persë tretet më lehtë dhe ndikon në zhvillimin e fëmijës? Dihet rëndësia që kanë proteinat për zhvillimin e trupit dhe të trurit. Proteinat në qumështin e gjirit gjenden në atë sasi që i duhen organizmit të fëmijës. Ato kanë një përbërje të veçantë dhe thithën e përvetësohen plotësisht nga organizmi i tij.
Proteinat në qumështin e lopës gjenden në sasi më të madhe, por ato përvetësohen pak dhe keq nga fëmija. Yndyrnat në qumështin e gjirit gjenden në sasi mjaft të madhe. Përbërja e tyre është e tillë që plotësojnë nevojat e organizmit pa e lodhur atë.
Yndyrnat në qumështin e lopës janë më pak të tretshme dhe me vlerë më të pakët. Sheqernat në qumështin e gjirit gjenden në një
formë të veçantë (laktozë) që tretët lehtë, ushqen mirë fëmijën dhe pengon zhvillimin e mikrobeve në zorrët e tij.
Qumështi i lopës e ka laktozën në sasi më të pakët dhe më pak të tretshme, kështu që detyrohemi ta plotësojmë me sheqerin e zakonshëm që nuk është shumë i përshtatshëm për fëmijën e vogël. Vitaminat gjenden në sasi në qumështin e nënës.
Ato kalojnë në gojën e fëmijës pa u dëmtuar. Përkundrazi, shumica e vitaminave që gjenden në qumështin e lopës dëmtohen sepse ky qumësht zihet para përdorimit.
Disa vitamina që mungojnë ose gjenden në sasi të pakët në çdo lloj qumështi, duhet t’i shtohen fëmijës në një moshë të caktuar. Fëmija ka nevojë për vitaminë D dhe C edhe kur është me qumësht gjiri, por në sasi më të pakët se sa kur është me ushqyerje të huaj.
Qumështi i gjirit përmban disa lëndë mbrojtëse që nuk gjenden në qumështin e lopës. Këto lëndë që quhen antikorpe, lizozime, etj. mbrojnë zorrët dhe gjithë organizmin nga zhvillimi e shumëzimi i disa baktereve të dëmshme.
Qumështi i nënës kalon në gojën e fëmijës i pastër dhe pa mikrobe. Qumështi i lopës kalon një rrugë më të gjatë deri në gojën e fëmijës. Gjatë kësaj rrugë marrin papastërti edhe qumështi edhe ena ku vendosët ky qumësht.
Qumështi i nënës ka gjithmonë temperaturën e përshtatshme për fëmijën. Ushqimi i huaj nuk e ruan këtë temperaturë si qumështi i gjirit që është më e pëlqyeshmja për fëmijën. Ushqyerja me gji krijon lidhje të shpejtë afrimi e tërheqje midis nënës dhe fëmijës. Kjo ka rëndësinë e vet të veçantë. Duhet të bindemi për vlerat që ka qumështi i nënës. Çdo ndryshim apo shtesë në ushqim duhet bërë me kujdes. /Gazeta Shneta/