A keni njolla të bardha në gjuhë dhe faqe? Ju dhemb dhe ju djeg goja? Ju mund të jeni viktimë e infeksionit mykotik.
Për shkak të imunitetit të luhatur gratë shtatzëna janë në rrezik më të madh për t’u prekur nga infeksioni mykotik, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Infeksioni mykotik është shumë i zakonshëm dhe mund të jetë dhe mjaft i dhimbshmëm.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë kliko këtu.
Simptomat e infeksionit mykotik të llojit oral janë:
– Njolla të bardha kremoze të lezioneve normalisht në gjuhë dhe faqe;
– Pamja e gjizës;
– Djegie, dhimbje që mund të shkaktojë vështirësi në të ngrënë dhe gëlltitje;
– Gjakderdhje e pakët kur njollat fërkohen ose irritohen;
– Ndjesia e gojës së pambukut;
– Humbja e shijes
Në rastet kur kandidiaza orale është më e rëndë, lezione mund të shihen edhe në çatinë e gojës, në mishrat e dhëmbëve dhe bajamet, në pjesën e pasme të fytit dhe në ezofag, tubin që lidh gojën me stomakun.
Lëndët ushqyese dhe imuniteti drejtohen në embrionin në rritje. Ky ndryshim në prioritetet e trupit mund të bëjë që gratë shtatzëna të përjetojnë simptoma të pakëndshme të infeksionit mykotik oral.
Higjiena e mirë orale është prioriteti. Rekomandohet larja dhe pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë.
Një shpëlarës me ujë të kripur është zbuluar se zvogëlon dhimbjen dhe ndihmon në përmirësimin e pastërtisë së gojës. /Gazeta Shneta/