Njihuni me simptomat dhe mënyrën e trajtimit
Sindromi ovarian policistik, është një dukuri që prek rreth 1 në 15 gra. Gratë që kanë sindromin shpesh nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të hormoneve të nevojshme për ovulim.
Ovaret mund të zhvillojnë qese të mbushura me lëng që prodhojnë androgjene, një hormon mashkullorë që normalisht gjendet në sasi më të vogël tek femrat. Androgjenët mund të ndikojnë në ciklin menstrual dhe të shkaktojnë simptomat e sindromit ovarian shkruan pregnancymagazine.com.
Përveç kësaj, mund të vie edhe tek rezistenca ndaj insulinës dhe kjo do kontribon në rritjen e peshës që shumë gra përjetojnë me sindromi ovarian policistik transmeton gazeta Shneta.
Cilat janë simptomat e sindromit ovarian policistik?
Një periudhë e parregulltë e ciklit menstrual është një shenjë e dukshme tek sindromi ovarian. Gjatë kësaj faze, gratë mund të kenë gjashtë ose më pak periudha të ciklit në një vitë, krahasuar me ciklin e rregulltë që është dymbëdhjetë ose trembëdhjetë në vitë.
Gratë me sindromin ovarian shpesh kanë akne që kanë persistuar që nga periudha e adoleshencës;
Shtimi në peshë në këtë fazë ose vështirësi në humbjen e peshës janë tjetër simptomë e sindromit;
Shumë gra përjetojnë hirsutizëm, ose “rritjen e qimeve të meshkujve” në fytyrë, krahë dhe këmbë;
Trajtimi
Gratë që janë diagnostifikuara me sindromin, mjeku mund ti rekomandojë pilula kontraceptive ose kontraceptivë të tjerë hormonal për të kontrolluar periudhat e parregullta.
Pilulat e kontrollit të lindjes mund të trajtojnë aknet dhe rritjen e tepërt të flokëve që është e zakonshme në gratë me këtë sindrom dhe gjithashtu parandalojnë shtatzëninë.
Mund të përshkruhet progestina për të nisur fillimin e menstruacioneve.
Dhe poashtu, mjekët rekomandojnë që gratë me mbipeshë të përpiqen të humbin peshën përmes të ushqyerit dhe stërvitjes. Humbja e peshës mund të ndihmojë gratë të kenë periudha më të rregullta dhe gjithashtu ul nivelin e insulinës.
Fertiliteti dhe sindromi ovarian policistik
Meqenëse ju nuk mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk ovuloni, gratë me sindromin policistik shpesh kanë probleme të konceptimit.
Për gratë me sindromin, që përpiqen të mbesin shtatzënë, një dietë e shëndetshme dhe stërvitje e rregulltë mund të ndihmojnë në humbjen e peshës, gjë që mund të ulë sheqerin në gjak dhe të përmirësojë aftësinë e trupit tuaj për të përdorur insulinën.
Nëse një rutinë e re e ushqyerjes dhe stërvitjes nuk po funksionon, mjeku juaj mund të përshkruajë barna që shkaktojnë ovulimin, mirëpo ky lloj trajtimi vjen me disa rreziqe.
Meqenëse pilulat e induksionit ovarian stimulojnë vezoret, shpesh ndodh që të kemi lëshimin e më shumë se një veze dhe kjo e rritë mundësinë e shtatzënive të shumëfishta.
Përderisa vetëm 1% e grave në popullatën e përgjithshme do të mund të kenë shtatzëni të shumëfishta, kjo statistikë rritet për 5% e grave që kanë sindromin ovarian dhe marrin pilula stimuluese.
Gratë shtatzëna qoftë me një fëmijë ose shtatzëni të shumëfishtë dhe kanë sindromin policistik duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm sepse janë të predisponueshme për zhvillimin e diabetit gestacional dhe me shumë gjasë të kenë dhe presionin e lartë të gjakut gjatë shtatëzanisë./Gazeta Shneta/