Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ndryshon rutina e kujdesit të lëkurës në pranverë?

Femina 26/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me ardhjen e pranverës ndryshon dhe rutina për kujdesin e lëkurës. Ky proces ndodh në çdo stinë, kështu që as pranvera nuk bën përjashtim.

Mëso se si të përgatisësh lëkurën për ardhjen e pranverës:

1.Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me xhel pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës.

2.Pastrimi i lëkurës si dhe hidratimi janë procese të rëndësishme, përmes të cilave lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur. Në ditët e ngrohta fokusohuni tek hidratimi.

3.Fytyra duhet hidratuar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, duke qenë se pas dimrit lëkura është e thatë. Kështu ajo do të bëhet e butë dhe e freskët. Gjithashtu, duhet të përdorni krem me faktor mbrojtës gjatë ditës.

4.Tonifikimi i lëkurës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.

5.Elementi thelbësor për të pasur një lëkurë të bukur është maska. Aplikimi i maskës në fytyrë ndihmon në ushqyerjen, zbutjen dhe shkëlqimin e lëkurës. Lëkura duhet të jetë e pastër kur të bëhet maska dhe duhet mbajtur 10 deri 15 minuta.

6.Kujdes i veçantë duhet treguar për zonën rreth syve, për shkak se lëkura është më e ndjeshme. Nëse nuk kujdeseni për këtë, do të keni një pamje të lodhur. Aplikoni kremine përshtatshëm kundër rrudhave për këtë zonë dhe për rrathët e zinj, duke siguruar hidratimin e duhur.

7.Përdorni “Primer”

Ky produkt është i domosdoshëm. Ndihmon në një përhapje më të lehtë dhe në një qëndrueshmëri me të gjatë të grimit në lëkurën tuaj.

8.Edhe buzët janë shumë të ndjeshme. Si fillim këshillohet përdorimi i një balsami ushqyes.

9.Hiqni dorë nga kremi pudër

Përdorimi i kremit pudër në ditët e ngrohta është i rëndë për lëkurën tuaj. Kjo periudhë është e duhura për përdorimin e kremrave BB dhe jo CC. /Living

Artikulli paraprakMjekët e stentave mblidhen në kongresin e 4-të të kardiologjisë
Artikulli i rradhës Seksi pa kondom iu bënë mirë grave

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.