Kur të zbuloni se jeni shtatëzënë, ndarja e këtij lajmi me të tjerët është pjesë e madhe e ndërtimit të lumturisë për atë që do të vijë në vazhdim.
Çdo shtatzëni është e ndryshme, kështu që rrethanat tuaja mund të ndikojnë kujt do i tregoni së pari dhe kur. Nëse vendosni të njoftoni botërisht për këtë lajm me një mënyrë të fuqishme, kreative ose ta zbuloni gradualisht tek të dashurit tuaj nëpërmjet bisedave të veçanta, do t’i mbani mend këto momente si një kohë kuptimplote në shtatzëninë tuaj, transmeton GazetaShneta.
– Tregoni partnerit
Shumica e çifteve preferojnë ta bëjnë testin bashkarisht, por nëse ju nuk mundeni ta bëni këtë, atëherë njoftojeni sa më shpejtë të jetë e mundur. Mund t’ia dërgoni një fotografi me testin e shtatzënisë, përcjellë “Mother.ly”.
– Planifikoni një festë të vogël befasie
Nëse doni të bëni një shpallje që s’do harrohet lehtë, planifikoni një festë befasie për partnerin tuaj. Mund t’ia bëni dhuratë një fanellë të ekipit të tij të preferuar. Sigurohuni që ai ka qenë i pajtimit për planin e shtazënisë që në fillim, para se ta bëni këtë hap.
– Përgatiteni veten për reagime të ndryshme
Shtatzënia mund të sjellë reagime të shumta dhe shumë të ndryshme nga njerëzit përreth teje. Nëse e dini se kushtet ku jetoni nuk janë idealë për një lajm të tillë, atëherë përgatituni psikologjikisht për reagimet. Mund të hasni në xhelozi. Mundohuni që t’i injoroni reagimet negative.
Njoftimi i shtatzënisë tënde në vendin e punës:
– Njoftojeni shefin tuaj nëse është e nevojshme
Nëse planifikoni ta mbani vendin e punës atëherë duhet të flisni me shefin tuaj sapo të ndiheni të gatshme. Mbikëqyrësit tuaj do i duhet të planifikojë zëvendësimin tuaj gjatë kohës që ju do jeni në pushimin e lindjes. Këshillë: Shefi duhet ta marrë lajmin sa më parë nga ju dhe jo nga ndonjë koleg; ai të jetë i pari person që e merr vesh për lajmin në zyrën ku punoni./GazetaShneta/