Në Itali ndodhinrreth 9 vdekje amtare (vdekje gjatë dhe pas lindjes) për 100.000 fëmijë të lindur. Megjithatë pothuajse gjysma e këtyre vdekjeve (45%) mund të parandalohen me kujdes shëndetësor më të mirë. Kjo është përmbledhja e raportit të parë Itoss (sistemi mbikëqyrës obstetrik italian) “Mbikëqyrja e vdekshmërisë së nënës”, koordinuar nga Instituti i Lartë i Shëndetit.
Çfarë nënkuptohet me vdekjen amtare?
Termi “vdekje amtare” nënkupton vdekjen e një gruaje gjatë shtatzanisë ose brenda 42 ditëve pas lindjes, pavarësisht kohëzgjatjes së shtatzënësisë, për çdo shkak të lidhur ose të rënduar nga shtatzënësia ose menaxhimi i saj, por jo nga shkaqe aksidentale.
Shkaqet kryesore
Shkaqet kryesore të 58 vdekjeve direkte të nënave janë hemorragjia obstetrike (38%), sepsw, helmimi i gjakut (19%) dhe çrregullime hipertensionale të shtatzënisë (15%). Ndër 39 vdekjet indirekte të nënave, shkaqet më të shpeshta janë patologji kardiovaskulare dhe sepsë. 5 vdekje amtare i janë atribuar gripit: asnjëra prej këtyre grave nuk ishte vaksinuar gjatë shtatzanisë.
Faktorët e rrezikut
Raporti i Itoss tregon se vdekshmëria amtare rritet me rritjen e indeksit të masës trupore të grave: 32.8% e grave që vdesin ishin mbipeshë. Faktorë të tjerë të rrezikut të theksuar janë mosha e nënës mbi 35 vjeç, një nivel i ulët arsimor etj.
Ta dini!
Raporti përmban të dhëna në lidhje me 106 raste të vdekjes së nënës të identifikuara nga mbikëqyrja aktive në 10 rajonet pjesëmarrëse, në vitet 2013-2017. 58 vdekje u identifikuan dhe u analizuan brenda 42 ditëve për shkak të shkaqeve obstetrike (vdekjet e drejtpërdrejta të nënave) dhe 39 për shkak të kushteve patologjike ekzistuese të rënduara nga shtatzënia (vdekjet indirekte). Klasifikimi nuk ishte i mundur për 9 vdekje.