Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta shtyeni ose ndaloni përkohësisht ciklin

Femina 09/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur cikli juaj vjen në një kohë të papërshtatshme, mund të prishë shumë plane të paraplanifikuara sic mund të jetë pushimi në bregdet ose ndonjë event tjetër i rëndësishëm.

Hulumtimi mbi kontrollimin e periodave është i kufizuar, por disa metoda mund të funksionojnë për disa njerëz, transmeton GazetaShneta.

Një formë e propozuar është përdorimi i hapit të kontrollit hormonal të lindjeve për të planifikuar kur duhet të keni periodat ose t’i ndaloni ato përkohësisht.

Disa gra ose vajza mund të duan të përshpejtojnë ciklin e tyre për një sërë arsyesh, si për shembull një ngjarje e ardhshme jete ose një festë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që kanë cikle të parregullta, gjë që e bën më të vështirë planifikimin përpara.

Nuk ka mënyra të pagabueshme për të ndalur një periudhë, por disa metoda mund të rrisin shpejtësinë me të cilën gjaku menstrual e lë mitrën, gjë që mund të shkurtojë tërë kohën e periodave, përcjellë “SELF”.

Njerëzit mund të provojnë metodat e mëposhtme për përshpejtimin e një periudhe sapo të fillojë:

Orgazma

Seksi apo masturbimi që çon në orgazmë mund të stimulojë kontraktimet në mitër, të cilat mund të rezultojnë në gjakun menstrual duke e lënë trupin përmes vaginës.

Stërvitja

Lëvizja e muskujve gjatë stërvitjes mund të ndihmojë gjithashtu në daljen e mëtejshme të gjakut të mitrës, potencialisht duke zvogëluar kohëzgjatjen e një cikli.

Ushtrimi gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve tek disa raste. Përsëri, nuk ka shumë hulumtime për këtë, por ia vlen të provohet, pasi stërvitja ofron shumë përfitime të tjera.

Shmangia e tamponëve

Tamponët thithin gjakun menstrual, por ato gjithashtu mund të bllokojnë disa rrjedhje menstruale nga vagina, të cilat mund të shtojnë kohëzgjatjen e gjakderdhjes.

pecetat sanitare nuk pengojnë rrjedhën menstruale, kështu që disa njerëz mendojnë se përdorimi i tyre mund të ndihmojë që periudha e tyre të përfundojë më shpejt.

Artikulli paraprakBebit po i bien flokët, a duhet të shqetësoheni
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.