Në varësi të moshës së fëmijës suaj dhe asaj çfarë i shkakton dhimbje koke, simptomat do të ndryshojnë.
Për shembull, një foshnje nuk do të jetë në gjendje të prekë kokën për të shënjuar se po përjeton dhimbje, transmeton Gazeta Shnea.
Në anën tjetër, është e rëndësishme të mbani mend se edhe fëmijët e vegjël, të cilët mund të flasin dhe të tregojnë, nuk mund të kuptojnë domosdoshmërisht se kanë dhimbje koke.
Megjithatë simptomat, si: qarja, mbajtja e kokës, të bërit nervoz, të ecurit gjatë natës, ngrehja e veshëve, zvogëlimi i apetitit apo ndjeshmëria ndaj dritës mund të jenë indikator se foshnja juaj ka nevojë për trajtim mjekësor, me qëllim të shmangies së kokëdhimbjes.
Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar
Në përgjithësi, pushimi ose gjumi do të ndihmojë që dhimbja e kokës së një të voglit të largohet brenda një ore ose dy.
Megjithatë, nëse duket se kanë shumë dhimbje, përdorimi i barnave për lehtësimin e dhimbjeve në një afat të shkurtër mund të ndihmojë.
Vendosja e një shtrese të ftohtë në ballë mendohet gjithashtu të lehtësojë sikletin, por e rëndësishme është edhe që t’i ushqeni me lëngje.
Kur duhet të shqetësoheni
Në disa raste, dhimbja e kokës tel foshnjat mund të nënkuptojë diçka më serioze nëse shoqërohet me trullosje, intensitet dhimbjeje të kokës dhe vjellje.
Në rast se fëmija juaj tregon ndonjërën nga këto simptoma, kontaktoni mjekun tuaj për një vlerësim mjekësor, për kontrollim të ndonjë sëmundjeje apo gjendjeje tjetër shëndetësore./Gazeta hneta/