“Dashuria e tezes është e pastër sa ajo e një gjyshi dhe aq e kujdesshme sa ajo e nënës”

2018-06-05 në ora 19:31

“Kur marrim lajmin se motra jonë pret një fëmijë, reagimi ynë i parë është ”Ah, tani do ta shohësh!”,”Nuk do të dalësh, të argëtohesh”, etj. Më pas qeshim, qajmë, përqafojmë njëra-tjetrën.

Tezet nuk dinë çfarë të bëjnë ose të theni, ato qëndrojnë në dhomën e pritjes dhe presin për momentin kur të iu thonë se engjëlli i vogël erdhi në jetë.

Thuhet se dashuria e një nëne është dashuria më e madhe që ekziston, e cila është e pakrahasueshme dhe e pashpjegueshme. Epo, është e vërtetë, pasi ka mënyra të ndryshme dashurie. Nuk ka njeri që e do më shumë ose më pak. Dashuria e tezes është po aq e pastër sa ajo e një gjyshi, aq e kujdesshme sa ajo e nënës dhe aq mbrojtëse sa e babait.

Tezja krijon një lidhje miqësie me nipin/mbesën e saj, dëshiron të jetë e pranishme në çdo risi, të bëhet konfidente e jetës së tij/saj.

Një person që të mëson të kapësh mundësitë, të mëson se njeriu nuk vdes nga dashuria dhe se çdo gabim është një përvojë e të mësuarit. Fillimisht, përpiqen të janë pranishëm edhe në detyrat më të thjeshta, të tilla si ndërrimi i pelenave, bërja e banjës, ndihma në gjëra të vogla.

Megjithatë, shpesh distanca, nuk i  lejon të gëzojnë shumë nga këto momente, ato  kanë punën e tyre, rutinën e tyre. Por në fund e dinë se distanca nuk do të thotë asgjë, pasi të jesh teze është shumë më tepër sesa vetëm një dhuratë për ditëlindje dhe nuk ka asnjë justifikim që mund të mbajë kur nevojitet.

I dashur nip, mos e dëgjo nënën tënde kur thotë “mos po shkon me tezen tënde të çmendur ?! “Nuk e kam idenë se çfarë do të thotë të jesh nënë, të jesh plotësisht përgjegjëse për një jetë, për gjithçka që kjo përvojë ka. Koha kalon, ti rritesh dhe nëse nuk mund të jem gjithnjë pranë teje fizikisht, duhet të dish se gjithmonë do të më kesh pranë.

Dhe tani, nipi im i vogël, po ju them një sekret: nëna juaj thotë diçka të drejtë: unë jam e çmendur … e çmendur për ty!”/Living/