A duhet kjo temë të vazhdojë të jetë ende tabu apo ka ardhë koha që diskutimet e tilla të normalizohen brenda familjeve?
Për të qenë e sinqertë një bisedë e tillë mund të jetë shpesh e komplikuar pikërisht për faktin se janë ende tabu.
Por si prindër e keni për detyrë që të përfshini edhe tema më delikatë në edukimin e fëmijëve tuaj, shkruan MomMe, përcjellë Gazetashneta
Të dy anët, si djemtë dhe vajzat duhet të jenë të përgatitur për të vendosur kufijtë e tyre dhe për t’iu përgjigjur situatave që mund t’iu vijnë. Ata gjithashtu duhet të jenë të përgatitur të respektojnë autonominë fizike të të tjerëve.
Inkurajo bashkëndjesinë
Është e rëndësishme që të zhvillojnë bashkëndjesinë ose empatinë tek fëmijët tuaj. Ky është një komponent që ndikon vendosjen e kufijve emocionale në raport me njerëzit e tjerë. Inkurajoni djalin tuaj që të mendojë për pozitën e personit tjetër. Ata duhet ta dinë se një gjest i vogël I pamatur I tyre mund të ndikojë shumë tek tjetri.
Edhe djemtë mund të thonë “JO”
Si prindër duhet t’I mësoni çunat që të funksionojnë me respekt në raport me lidhjen e tyre. Përderisa ata kuptojnë që partneri e ka lirinë e zgjedhjes, ashtu mësohen ta trajtojnë edhe veten e tyre
Flisni hapur rreth pornografisë
Filmat me pullë të kuqë kanë ndarë botën në dy anë, ku njëra i dënon ashpër dhe tjetra tenton të shohë anën edukative të tyre. Dhe të dy palët kanë të drejtë. Për këtë arsye ju si prindër duhet të gjeni mënyrën e përshtatshme që përmes botës së pornografisë të nxjerrni karahasime. Djemtë duhet ta kuptojnë se jo gjithçka që ndodh aty duhet edhe mund të ndodhë edhe në jetën reale. Këto diskutime i mësojnë djemtë të bëjnë dallime qysh në fëmijëri.
Mësjani kompromisin
Të rritsh si çun në një mentalitet ku bota tenton t’i japë përparësi mashkujve, është thelbësore që të vegjëlit tuaj të mësojnë qysh në moshë të hershme për kompromiset. Bëjani të ditur se edhe nëse janë në një situatë më të volitshme se dikush, ata duhet të bëjnë compromise pa i menduar humbjet personale. Kjo do ua lehtësojë edhe raportin me partneren e tyre në të ardhmen sepse do të dojnë që gjithqka da ndajnë në mënyrë të barabartë. /GazetaShneta/