Ushtrimet dhe ndjekja e dietës së shëndetshme janë mënyrat më të mira për të pasur një shtatzëni të sigurt. Megjithatë, ka disa faktorë të tjerë që duhet të mbani në mend nëse doni që fëmija juaj të jetë i mençur dhe inteligjent kur të rritet.
Këtu janë pesë këshilla të dobishme për të ndjekur në mënyrë që të dini se si të keni një fëmijë të zgjuar derisa jeni shtatzënë:
Ashtu sikurse acid folik, edhe jodi, është një mineral që është jetik gjatë shtatzënisë. Një mangësi e këtij minerali gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë mund të zvogëlojë ndjeshëm IQ-në e fëmijës tuaj. Plotësimi i jodit mund të rrisë inteligjencën e fëmijës deri në 17.25.
Ju mund të jeni të vetëdijshëm për faktin se Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e duhur të eshtrave dhe muskujve të fëmijës suaj. Kjo gjithashtu mund të ndihmojë në kontrollimin e ndryshimeve të disponimit gjatë shtatzënisë. Marrja e shtesave të vitaminës D3, mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatin e fëmijës tuaj në testet psikomotorike dhe mendore në të ardhmen, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e ekspertëve rekomandojnë shmangien e konsumimit të substancave që shkaktojnë varësi si alkooli, duhani, kafeina madje edhe para shtatzënisë. Çrregullimet më të rrezikshme të zhvillimit në foshnja kanë tendencë të ndodhin për shkak të ekspozimit para lindjes ndaj ndonjë prej këtyre substancave të dëmshme sidomos alkoolit. Po kështu, marrja e një kombinimi të vitaminës B dhe shtojcave të acidit folik gjatë shtatzënisë mund të ndihmojë në rritjen e shëndetit mendor dhe zhvillimit të fëmijës tuaj.
Sigurohuni që të përfshini ushtrime të lehta si pjesë e rutinës tuaj të përditshme gjatë shtatzënisë për të lindur një fëmijë të zgjuar. Duke ndjekur këto hapa të thjeshtë mund t’ju ndihmojnë të rritni inteligjencën e përgjithshme të fëmijës tuaj./Gazeta Shneta/